Burri nga Australia vdes pas sulmit nga peshkaqeni

Një burrë është vrarë nga një peshkaqen pranë një plazhi të njohur në Australinë Perëndimore.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi afër Cable Beach në veri të shtetit. Ai u tërhoq nga uji por më vonë u shpall i vdekur.
“Policia mund ta konfirmojë se burri vdiq tragjikisht”, tha policia e Australisë Perëndimore në një deklaratë.
Bëhet e ditur se sulmet e peshkaqenëve janë të ralla afër Cable Beach pranë qytetit të Broome.
Mediet raportojnë se plazhi është mbyllur derisa njerëzit janë të obliguar të shmangin ujërat lokale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































