Site icon Telegrafi

Burgosja trevjeçare, artet marciale, konvertimi në islam: Jeta dhe karriera e Wesley Snipes (Foto)

Actor Wesley Snipes (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Wesley Trent Snipes bën pjesë në grupin e aktorëve ikonikë të filmave aksion, i cili është njëherësh producent, aplikues i arteve marciale dhe shkrimtar. Filmat e tij më në zë përfshijnë “New Jack City” (1991), “White Men Can’t Jump” (1992) dhe karakteri i Marvel, Blade, në trilogjinë “Blade” (1998–2004).

Fëmijëria dhe shkollimi

(Foto: Getty Images)

Snipes lindi më 31 korrik 1962 në Orlando të Floridës, mirëpo u rrit në Bronx të New Yorkut, ku shkoi në shkollë të mesme për muzikë dhe art. Mirëpo, pa e mbaruar shkollën u kthye sërish në Orlando, ku e mbaroi shkollën e mesme.

Aktori u kthye përsëri në New York duke u regjistruar në Universitetin Shtetëror të New Yorkut. Më vonë, ai u regjistrua edhe në kolegjin Southwest në Los Angeles të Kalifornisë.

(Foto: Getty Images)

Karriera në aktrim

(Foto: Getty Images)

Wesley debutoi në ekran në një rol të vogël në vitin the 1986 në filmin e Goldie Hawn, “Wildcats”. Të njëjtin vit, ai luajti në një episod të serialit “Miami Vice”. Në vitin 1987 u paraqit në videoklipin e Michael Jackson, “Bad”, që u realizua me regji të Martin Scorseses, si dhe në filmin “Streets of Gold”.

(Foto: Getty Images)

Pjesëmarrja në videon muzikore të Jackson i ndihmoi që të merrte oferta për role më të rëndësishme dhe kështu filloi karriera e tij me role të mëdha në filmat aksion.

(Foto: Getty Images)

“Passenger 57”, “Demolition Man”, “Money Train”, “The Fan”, “U.S. Marshals” e “Rising Sun”, ishin disa prej filmave të suksesshëm të zhanrit aksion, për të vazhduar me komeditë “White Men Can’t Jump, e “To Wong Foo, Thanks for Everything! Julie Newmar”, si dhe dramat  “The Waterdance” e “Disappearing Acts”.

(Foto: Getty Images)

Në vitin 1997 fitoi çmimin e aktorit më të mirë në Festivalin e Filmit në Venecia për rolin e tij në “One Night Stand”. Një vit më vonë, ai arriti suksesin më të madh komercial me filmin “Blade”, i cili përfitoi mbi 150 milionë dollarë.

Në vazhdim u xhiruan edhe dy filma të tjerë të serisë “Blade”, po ashtu shumë të suksesshëm, ndërsa aktori u nderua me yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood.

(Foto: Getty Images)

Në vitin 2005, ai e paditi kompaninë New Line Cinema dhe regjisorin e “Blade: Trinity”, David S. Goyer, duke pohuar se nuk e kishte marrë pagën e plotë (duke qenë se ishte edhe producent) dhe se i ishte shkurtuar minutazhi në film për t’u dhënë më shumë hapësirë dy aktorëve tjerë, Ryan Reynolds dhe Jessica Biel. Çështja u zgjidh me marrëveshje, ndërsa nuk u zbuluan detajet e dëmshpërblimit.

(Foto: Getty Images)

Vazhduan rolet e tij në filmat, si “The Contractor”, “Gallowwalkers” e “Game Of Death”. Ai ishte caktuar të luante në filmin e Spike Lee, “Miracle at St. Anna”, mirëpo u detyrua të largohej pas problemeve me autoritetet dhe rolin e tij e mori Derek Luke.

Jeta personale dhe konvertimi në islam

(Foto: Getty Images)

Snipes filloi stërvitjet në artet marciale që nga mosha 12 vjeçare. Ai e posedon shkallën e pestë të rripit të zi në Shotokan karate dhe shkallën e dytë të rripit të zi në Hapkido. Aktori ka ushtruar edhe Capoeira, si edhe disa disiplina të tjera duke përfshirë kung-fu në Tempullin Shaolin në SHBA, Jiu Jitsu brazilian dhe ‘kick-box’.

(Foto: Getty Images)

Wesley ka qenë i martuar dy herë. Nga lidhja me April Snipes ka djalin Jelani, i cili ka luajtur një rol të vogël në filmin “Mo’ Better Blues” (1990). Në vitin 2003, u martua me piktoren Nakyung ‘Nikki’ Park, me të cilën i ka katër fëmijë.

Aktori bën pjesë në listën e të famshmëve që janë konvertuar në myslimanë. Ai është rritur si i krishterë, mirëpo në vitin 1978 u konvertua në islam. Mirëpo, qëndrimi i tij në këtë fe zgjati një dekadë dhe ai e braktisi atë në vitin 1988. Sidoqoftë, 55-vjeçari asnjëherë nuk i harroi vlerat e kësaj feje.

(Foto: Getty Images)

“Islami më bëri të vetëdijshëm për atë që kanë arritur popujt afrikanë, më bëri të vetëdijshëm për vlerat e mia dhe më dha dinjitet për vetveten”, pati deklaruar Snipes gjatë një interviste tre vjet pasi u largua nga islami.

Në sulmet e 11 Shtatorit, banesa e tij ishte shkatërruar nga rrënimi i Kullave Binjake në Manhattan. Aktori nuk ndodhej atyre kur ndodhën sulmet terroriste.

Dënimi me burg dhe rikthimi në ekran me ndihmën e Stallones

(Foto: Getty Images)

Në dhjetor të vitit 2006, Snipes u akuzua për mashtrim me tatime dhe mospagesë të taksave shtetërore për një shumë që në total ishte rreth 38 milionë dollarë. Asokohe, ai kishte thënë se autoritetet e kishin shënjestruar për ta bërë shembull për shkak të famës së tij.

Ylli hollivudian u shpall fajtor dhe në prill të vitit 2008 u dënuan me tre vjet burg që ishte edhe dënimi maksimal për këtë vepër. Prokurorët madje kishin refuzuar që ai të paguante pesë milionë dollarë për të mos bërë burg.

(Foto: Getty Images)

Më 9 dhjetor 2010, Snipes nisi vuajtjen e dënimit trevjeçar dhe qëndroi në një burg në Pennsylvania deri më 2 prill 2013. Pjesën tjetër të dënimit qëndroi në arrest shtëpiak deri më 19 korrik 2013.

Porsa u lirua nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpiak, miku i tij i vjetër, Sylvester Stallone, u shpreh i gatshëm që t’i ndihmonte për rindërtimin e karrierës duke i ofruar një rol në vazhdimin e tretë të filmit “The Expendables”.

(Foto: Getty Images)

Dy aktorët kishin miqësi prej vitesh, meqë kishin luajtur bashkë në “Demolition Man” (1993), ndërsa Sly menjëherë e kishte shkruar një pjesë të skenarit për Snipes, të cilin e angazhoi në vazhdimin e tretë të filmit mjaft të suksesshëm, në të cilin kanë luajtur thuajse të gjithë yjet e njohura të aksionit.

Pas “The Expendables 3”, aktori ka luajtur në tre filma të tjerë dhe ka pasur role të vogla në seriale, në përpjekje për ta rikthyer karrierën që e pati dikur, njofton Telegrafi.

(Foto: Getty Images)

Lista e filmave në të cilët ka luajtur Wesley Snipes gjatë karrierës:

1986 Wildcats
1986 Streets of Gold
1987 Critical Condition
1987 Bad
1989 Major League
1990 Mo’ Better Blues
1990 King of New York
1991 New Jack City
1991 Jungle Fever
1992 The Waterdance
1992 White Men Can’t Jump
1992 Passenger 57
1993 Boiling Point
1993 Rising Sun
1993 Demolition Man
1994 Sugar Hill
1994 Drop Zone
1995 To Wong Foo, Thanks for Everything! Julie Newmar
1995 Money Train
1995 Waiting to Exhale
1996 The Fan
1997 Murder at 1600
1997 One Night Stand
1998 Jackie Chan: My Story
1998 U.S. Marshals
1998 Blade
1998 Down in the Delta
1998 Masters of the Martial Arts
1999 Play It to the Bone
2000 The Art of War
2002 Blade II
2002 Liberty Stands Still
2002 ZigZag
2002 Undisputed
2004 Unstoppable
2004 Blade: Trinity
2005 7 Seconds
2005 The Marksman
2005 Chaos
2006 The Detonator
2006 Hard Luck
2007 The Contractor
2008 The Art of War II: Betrayal
2009 Brooklyn’s Finest
2010 Game of Death
2012 Gallowwalkers
2014 The Expendables 3
2015 Chi-Raq
2017 Armed Response
2017 The Recall

/Telegrafi/

Exit mobile version