Evren, 96 vjeç, dhe Sahinkaya, 89, janë akuzuar për organizimin e kushteve për ndërhyrje ushtarake dhe më pas për kryerjen e grushtshtetit.

Ata janë të vetmit liderë të gjallë të grushtshtetit, i cili ka sjellë në pushtet regjimin ushtarak.


Ndjekja e tyre penale është bërë e mundur pasi qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka bërë ndryshimet kushtetuese në vitin 2010, të cilat u kanë marrë imunitetin.

Ata janë gjykuar qysh në vitin 2012, por asnjëri prej tyre nuk i ka ndjekur seancat për shkak të gjendjes shëndetësore.

Evren e ka shpëtuar vendin nga sulmet terroriste dhe rreziku për luftë civile. Ai është promotori i parë i zhvillimit ekonomik të Turqisë.

Kenan Evren (i lindur më 1917), presidenti i shtatë i Republikës së Turqisë, kishte origjinë shqiptare.

Kur në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, ai viziton ish-Jugosllavinë, i pyetur nga zyrtarët jugosllavë nëse ka ndonjë kërkesë, ai thotë se do të ishte shumë i lumtur nëse i vendosej në dispozicion një helikopter dhe dy kurora me lule. Kur e pyetën përse dhe për ku, ai tha se donte t‘i vendoste dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Kumanovë!

Nuk harroi të shtonte se në dejet e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë.

Ndërkaq, në një intervistë të vitit 1992 për mediat e Kosovës, ai ka thënë: "Po, është e vërtetë se jemi me prejardhje nga e Presheva e Kosovës. Babai im Hajrullahu u lind në një fshat afër Preshevës që quhet Bilac". /REL/Telegrafi/