LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku sërish me probleme, këta lojtarë mund të mos luajnë sërish

Bunjaku sërish me probleme, këta lojtarë mund të mos luajnë sërish

Një Kosovë ndryshe. Ky është paralajmërimi i përzgjedhësit Albert Bunjaku, i cili ndoshta nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha për nga formacioni, por gjithsesi qasja në fushë do të jetë krejt ndryshe, karshi dy takimeve të fundit që i pati.

Humbjet ndaj Kroacisë e Ukrainës ishin të dhimbshme, por duhet të merren si mësim, pasi sipas Bunjakut ne po rritemi dhe po krijojmë përvojë dhe se këto eliminatore po shërbejnë që ta bëjnë gati ekipin për ta prekur kualifikimin në Evropianin 2020.

“Jemi në fazën finale dhe lojtarët kanë edhe dy ndeshje në ekipet e tyre para se të grumbullohemi në Antalia. Disa lojtarë janë në formë shumë të mirë dhe po luajnë rregullisht, përderisa disa duhet të mendojnë për afatin kalimtar të janarit dhe të bëjnë një zgjedhje të mirë, pasi në skuadrat aktuale kanë kohë të kufizuar dhe kjo i largon nga forma”, ka thënë numri një në bankinën e Kosovës, i cili, pavarësisht humbjes së thellë në dy ndeshjet e fundit, ndihet i qetë, pasi e ka të qartë objektivin e tij.


Kosova do të tentojë të sigurojë një miqsore pas ndeshjes me Turqinë
Lexo po ashtu Kosova do të tentojë të sigurojë një miqsore pas ndeshjes me Turqinë

“Enis Alushi do jetë i gatshëm për lojë ndaj Turqisë. Po ashtu, shpresoj të kthehen Ardian Ismajli e Benjamin Kololli nga lëndimet, ndërsa situata me Loret Sadikun ende është e paqartë dhe këtë vikend do të jem në Stamboll të bisedoj me të. Atdhe Nuhiu është në pritje të vendimit për të pasur drejt të luajë me ne”, ka thënë Bunjaku, duke folur më pas për tri ndeshjet e para eliminatore, të cilat nisën mirë, por fundi ishte i keq.

“Ne kishim tri ndeshje për një muaj dhe ka qenë e vështirë si në aspektet organizative ashtu edhe sportive, për një Kombëtare te re, me një moshë mesatare 22/23 vjet. Jemi ballafaquar me dy kombëtare që kanë qenë pjesë e fazës finale në Evropian dhe ishte një eksperiencë e mirë për ne, duke kuptuar se kombëtaret e tilla nuk u nevojitet shumë hapësirë që të shënojnë. Kjo i bën ato të jenë në top të kombëtareve më të mira në botë”.

“Ne e kuptuam se loja kolektive është shumë e rëndësishme dhe këtë në fakt e treguam deri në minutën e 80-të kundër Ukrainës në Poloni, ku madje patëm edhe raste të barazojmë, me Berishën, i cili një herë qëlloi shtyllën. Pra, e dimë qe kemi të bëjmë me kundërshtarë shumë të fortë, por këto lojë janë duke na bërë më të fortë dhe me kompaktë nga dita në ditë”, ka thënë Bunjaku.

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori