LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku për Telegrafin: Lodhja na penalizon, por jemi gati – lojtarët janë shumë të lidhur mes vete

Bunjaku për Telegrafin: Lodhja na penalizon, por jemi gati – lojtarët janë shumë të lidhur mes vete

Albert Bunjaku ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes që Kosova e zhvillon si vendas ndaj kombëtares së Finalandës.

Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të marr fitoren e parë në kualifikimet e botërorit Rusia 2018 ndaj Finalandës, skuadër me të cilën barazoi në ndeshjen e parë si mysafirë.

Në pyetjen e drejtuar në konferencë nga gazetari i Telegrafit, se sa janë gati Përfaqësuesja e Kosovës për këtë takim, kur dihet lodhja e madhe që kanë pas ndeshjen “dy ditore” ndaj Kroacisë, Bunjaku u shpreh optimist për rezultat pozitiv, edhe përkundër lodhjes dhe kushteve të rënda.


Bunjaku vlerëson lart Finlandën, thotë se koha e përgatitjes ka qenë e shkurtër (Foto)
Lexo po ashtu Bunjaku vlerëson lart Finlandën, thotë se koha e përgatitjes ka qenë e shkurtër (Foto)

“As unë, as lojtarët dhe as federata nuk kanë në Kosovë kushte më të mira. Por, ne kemi ardhur këtu me këto kushte dhe e kemi ditur si është situata. Ka raste kur ka probleme të ndryshme të natyrave të ndryshme”, ka thënë Bunjaku për Telegrafin.

“Ne jemi një kombëtare e re, nuk mund të krahasohemi me kombëtaret tjera, si në aspektin organizativ ashtu edhe sportiv. Është me rëndësi të marrim energji pozitive”.

Ujkani: Jemi të lodhur, por duam ta gëzojmë popullin tonë
Lexo po ashtu Ujkani: Jemi të lodhur, por duam ta gëzojmë popullin tonë

“Përkundër se ndeshja u zhvillua në termine kaq të afërta, jemi mobilizuar dhe kam parë karakterin e lojtarëve që kanë qenë të lidhur dhe të bindur për të bërë maksimumin. Por, duhet të mendojmë pozitivisht, kemi ardhur të ballafaqohemi në vështirësi të ndryshme, jemi duke mësuar dhe duam rezultat të mirë”.

“Pas lojës së djeshme kam parë në grupin tim diçka që s’kam parë më parë. Se janë të lidhur, me karakter të mirë, janë lojtarë të mirë për të ardhmen e Kosovës”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori