Bundesliga vendos listën e rregullave para kthimit të kampionatit më 9 maj
Bundesliga ka vendosur një listë të rregullave që duhet të respektohen kur të kthehet futbolli në Gjermani.
Kampioni gjerman është vendosur të jetë liga e parë e madhe që do të rikthehet në veprim, pasi synojnë që kampionati të kthehet pas dyerve të mbyllura më 9 maj pas një reagimi të shpejtë dhe efektiv ndaj shpërthimit të Covid-19.
Por, një dokument i dalë nga FA dhe DFL gjermane tregon se ka një numër udhëzimesh që duhet të ndiqen për të kufizuar përhapjen e coronavirusit.
Për fillim, lojtarët do të kenë mundësi për të jetuar në shtëpi ose në hotel me ekip, por u ndalohet të puthen ose të bëjnë seks nëse lojtari ose partneri i tyre zhvillojnë simptoma.
Këshillohet gjithashtu që të mbahen gjurmët e anëtarëve të familjes dhe të mos ndajnë mes vete furça dhëmbësh, peshqirë, pjata, pije ose çarçafë.
Udhëzohen që të qëndrojnë brenda dhe të mos përdorin transportin publik, lojtarëve u thuhet të kolliten dhe teshtijnë të paktën dy metra larg dhe ta bëjnë këtë në krah ose shami.
Nëse janë në hotel, ata duhet të shmangin kontaktin me këdo tjetër, kur është e mundur përveç mbajtjes së maska dhe mbajtjes së një distancë prej dy metrash.
Për sa i përket stërvitjes, ekipet do të testohen rregullisht para seancave (dy herë në javë para përfundimit të seancave) dhe trajnimi i kontaktit duhet të jetë minimal, përveç takimeve të ekipit që zhvillohen në dhoma të mëdha.
Dushet dhe ndërrimet duhet të ndodhin në shtëpi, me lojtarë që individualisht vendosin pajisjet dhe këpucët e tyre në lavatriçe si një masë paraprake.
Do të merren masa të posaçme për të udhëtuar në ndeshje dhe kontrollet e temperaturës do të bëhen për çdo lojtar pas hyrjes në stadium, së bashku me dezinfektimin e rregullt të autobusëve të ekipeve dhe zhveshtoreve.
Leaked document on the Bundesliga return
✅ Max of 322 people (players, staff, media, medical, etc.) at any game
✅ Temperature checks at entrance
✅ No requirement for group quarantine if positive test
✅ No shaking hands or team photos
✅ No mixed zone or live press conferences— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) April 23, 2020
Bisedat private dhe pëshpëritjet midis shokëve të skuadrës duhen shmangur.
Ekipet nuk do të rreshtohen së bashku me njëri-tjetrin në tunel, zëvendësuesit do të ndërrohen dhe ngrohen në mënyrë të veçantë dhe do të mbajnë distancën e tyre në bankinë.
Nuk do të ketë maskota apo shtrëngime duarsh para ndeshjes, si dhe nuk do të ketë konferenca dhe aktivitete në ‘mix zone’ pas ndeshjes.
Pas ndeshjeve me dyerve të mbyllura do të lejohen afërsisht 300 njerëz në total. Katër policë, 10 gazetarë, katër djem topash dhe 50 persona të sigurimit.
Nëse tifozët mblidhen jashtë, kjo do të rezultojë në një shtyrje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë të lojës në fjalë.
Nëse kampionati kthehet ashtu siç ishte planifikuar, ai do të rifillojë me një lojë të madhe midis Borussia Dortmund dhe RB Leipzig. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje