Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se një vizitë e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë me kërkesë të tij, gjersa ka thënë se takimi do të mbahet në një moment të përshtatshëm.
Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë me kërkesën e tij, e jo për shkaqe tjera.
Bulliqi ka thënë se ka kërkuar vetë nga Ambasada Amerikane që të shtyhet një takim i tillë, për shkak të agjendës së zënë.
“Aktualisht jemi në vizitë zyrtare në Austri, jemi duke marrë pjesë në një kuorum të bizneseve dhe unë nuk mund të kthehem në Kosovë dhe kam kërkuar që ky takim të shtyhet”, ka thënë Bulliqi në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini.
Tutje, Bulliqi ka theksuar se komplet delegacioni e ka shtyrë takimin.
Bulliqi, ka bërë të ditur se nuk ka një datë të caktuar për të realizuar takimin, por sipas tij vizita në IOWA do të bëhet në një “moment të përshtatshëm”.
Ai ka thënë se posedon vizë amerikane për 5 vjet që e ka marrë para disa ditëve.
Edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk është e vërtetë që i është anuluar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij një gjë të tillë e ka kërkuar vetë ai.
Krasniqi ka theksuar se me datën 7 të këtij muaji ka dërguar një kërkesë që kjo vizitë të shtyhet sepse kjo sipas tij është më e drejtë.
“Me fillimin e kësaj jave me datën 7 kemi kërkuar që kjo vizitë të shtyhet për në pranverë, sepse kam besuar që është më mirë të jem këtu në një situatë që kemi dorëheqje të katër kryetarëve të komunave në veri. Kemi kërkuar që vizita të shtyhet sepse kam besuar që kështu është më e drejtë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas Krasniqit, një shtyrje e vizitës ka ardhur në pajtueshmëri me kryetarët e tjerë me të cilët edhe do të zhvillohet takimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë