LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: Qeveria u ngut

Bulliqi: Qeveria u ngut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe iniciuesi i debatit profesional-shkencor për marrëveshjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërrmarr një hap të ngutshëm kur e ka proceduar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk është mirë të ngutemi dhe ta futim vendin në telashe. Duhet të mendojmë që mos ta destabilizojmë situatën politike në vend pa një arsye të madhe”.

“Besoj se Qeveria e Malit të Zi e ka mirëkuptimin dhe duhet të gjendet një konsensus për t’u ulur dhe biseduar edhe njëherë”, ka thënë Bulliqi për Epokën e Re.