Bullgaria reagon për ndryshimet ligjore për shoqatat dhe partitë në Maqedoni, thotë se kufizohen të drejtat e bullgarëve

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim për shkak të ndryshimeve të votuara të ligjeve për shoqata dhe fondacionet dhe për partitë politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrisë, ndryshimet kanë për qëllim “diskriminimin dhe kufizimin e të drejtës së shoqatës së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”, sepse ka “interpretim të njëanshëm të fakteve historike”.
“Dëshirë legjitime për kundërshtimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe urrejtjes nuk mund të instrumentalizohet për të kufizuar qëllimisht të drejtat e grupeve të caktuara. Kufizime të këtij lloji tashmë janë vendosur për bullgarët në Maqedoninë e Veriut në të kaluarën. Me argumente të ngjashme, në vitin 2001 organizata “Radko”, që është pseudonim i Ivan Mihailovit. Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) tani më ka sjell vendim për këtë çështje”, theksohet në reagimin e MPJ-së bullgare.
Sipas Ministrisë, “mekanizmi sipas të cilit Organi konsultativ në Shkup jep mendim pozitiv, për të lejuar përdorimin e emrit, mbiemrit, pseudonimit, pseudonimit, shkurtesës ose inicialeve të një figure historike, shtron pyetjen se duke imponuar një qasje në interpretimin e figurave dhe ngjarjeve historike që të jetë interpretimi zyrtar dominues që ka Maqedonia e Veriut”.
“Problem i veçantë është vendimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që komunizmi si ideologji totalitare dhe represive të mos përfshihet fare në zbatimin e ndryshimeve të miratuara. Ende nuk ka asnjë masë apo mekanizëm legjislativ për rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e të vrarëve dhe të vuajturve gjatë regjimit komunist në ish-RS të Maqedonisë, të persekutuar dhe të shtypur vetëm për shkak të vetëdijes bullgare”, thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare.
Sipas Ministrisë, ky lloj i masave legjislative e pengon përmbushjen e plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
“Presim nga autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të garantojnë të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët e tyre, përfshirë edhe ata që vetëvendosen si bullgarë. I referohet edhe shprehjes së lirë të pikëpamjeve dhe bindjeve të tyre historike në kushtet e një shoqërie pluraliste, si dhe mundësisë së krijimit të partive politike, shoqatave dhe qendrave kulturore. Në frymën e strategjisë “Një shoqëri për të gjithë”, autoritetet në Maqedoninë e Veriut duhet të ofrojnë kushtet e nevojshme për pjesëtarët e bashkësive etnike për të zhvilluar kulturën e tyre, për të ruajtur elementet themelore të identitetit, traditave dhe trashëgimisë kulturore. E drejta për bashkim të lirë, tubim paqësor, liria e fjalës dhe liria e besimit duhet të garantohet për të gjithë qytetarët e shtetit”, thekson MPJ-ja bullgare.
Në Kuvend të martën njëzëri u miratuan ndryshimet e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të dorëzuara nga VMRO-DPMNE-j dhe të Ligjit për partitë politike, të dorëzuara nga LSDM-ja, me të cilat ndalohen shoqatat dhe partitë të mbajnë emra fashistë. Ndryshimet ligjore të propozuara nga të dyja palët pasuan hapjen e klubeve bullgare në vend me emrat “Vanço Mihailov” më 16 prill në Manastir dhe “Car Borisi i Tretë” më 7 tetor në Ohër. Ndryshimet në të dy ligjet parashikojnë refuzimin e fashizmit, nazizmit dhe nacionalsocializmit në të gjitha format e shoqërimit. Me ndryshimet e miratuara, të gjitha shoqatat dhe fondacionet e krijuara deri më tani, si dhe partitë politike, kanë një afat prej tre muajsh për t’iu përmbajtur ndryshimeve të reja ligjore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?