Një miku im gazetar dhe moshatar me mua më shkruan: “Ndërsa prindërit tanë kanë pensione të ulëta, ata akoma kanë ndonjë nga fëmijët vërdallë që ju jep një gotë ujë e kujdeset për ta kur janë të pamundur. Kurse brezi ynë do të duhet ta blejë edhe këtë përkujdesje. A do të mundemi ta përballojmë pleqërinë me pensionet që mund të marrim edhe ndoshta pa asnjë fëmijë afër”?
Nëna ime solli në jetë e rriti tre fëmijë. Unë vetëm një. Teksa shqiptarët po lindin shumë më pak fëmijë sesa në të kaluarën, popullsia ndërkohë po plaket.
Parashikimet janë shqetësuese. Popullsia mbi moshën 65 vjeç që sot është 16 për qind, në vitin 2050 do të arrijë në 26.4 për qind. Pra, kur unë të jem 75 vjeç sa është nëna ime sot, popullsia mbi 65 vjeç do të jetë 10 për qind më e lartë nga sa është sot.
Studimet tregojnë se rritja prej 10 për qind e popullsisë mbi moshën 65, e uli PBB-në për frymë me 5.5 për qind. Një e treta e këtij reduktimi vjen nga rritja e ngadaltë e punësimit; dy të tretat për shkak të ngadalësimit të produktivitetit të punës.
Këto fakte tregojnë se:
– Ekonomisë tonë i ka mbetur shumë më pak kohë krahasuar me kohën që patën ekonomitë e zhvilluara edhe të pasura për t’u përgatitur për kalimin në një shoqëri të moshuar (ShBA-së iu deshën 50 vite ndërsa Evropës rreth 30 vite).
– Për shkak të ngadalësimit ekonomik, kostot fiskale të plakjes do të jenë shumë të larta.
– Efektet e plakjes do të çojnë në thellimin e krizës se sistemit të pensioneve.
– Gratë, të cilat jetojnë mesatarisht 6-7 vjet më shumë se burrat dhe zakonisht janë disa vjet më të reja se bashkëshortët e tyre, do të paguajnë çmimin më të lartë në këtë ndryshim të dhimbshëm demografik.
Megjithëse ulja e lindshmërisë shpesh i atribuohet transformimit kulturor që ka pësuar shoqëria, nuk duhen harruar që kostot e rritjes se një fëmije sa vijnë e bëhen më të papërballueshme. Përveçse kemi mbetur vendi ku të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të ulëtat në rajon, strehimi sa vjen dhe bëhet shumë i shtrenjtë për familjet e reja, ndërkohë që mungesa e arsimit dhe e shërbimit shëndetësor publik cilësor, i shtyn familjet shqiptare drejt shkollave dhe shërbimit mjekësor me pagesë.
Për fatin tonë të keq këto sfida të vështira dhe afatgjata, qeveria ka vendosur t’i adresojë me mekanizma afatshkurtra, që nuk vlejnë, që janë të stërprovuara dhe pa rezultat. Nëndeklarimi i pagave thotë kryeministri, duke mos përmendur modelin ekonomik që ushqeu në 12 vjet me politikat e tij. Morfina e përjashtimeve nga taksat e përdorur rishtazi këto 12 vjet, për të siguruar “qetësinë” dhe miqësinë, i kushton buxhetit të shtetit 700 milionë euro edhe peshën kryesore e zënë përjashtimet nga TVSh-ja.
Ndaj vendosa që përgjigjen t’ia kthej publikisht mikut tim gazetar: Nëse do të vendosim të pleqërojmë në Shqipërinë e kullave, të kazinove, hoteleve me pesë yje, me pensionin e shtetit do të mund sigurojmë vetëm bukë e ujë! Kuptohet, nëse uji i rubinetit do të jetë i pijshëm …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët