LAJMI I FUNDIT:

Bujtinat pranë Tomorrit mirëpresin turistët e huaj me gatime tradicionale

Bujtinat pranë Tomorrit mirëpresin turistët e huaj me gatime tradicionale

Bujtinat pranë Tomorrit, përveç mikpritjes pranë ambienteve të tyre, po bëjnë edhe guidën drejt vendeve më të bukura të këtij mali.

Një nga bujtinat e kësaj zone ka mirëpritur gjatë kësaj fundjave një grup turistësh nga Hungaria, të cilët i shoqëroi drejt Ujëvarës së Sotirës. Turistët shijuan pamjen madhështore të këtij peizazhi, natyrën e virgjër si dhe gatimet tradicionale të zonës.

Investimet e qeverisë për krijimin dhe fuqizimin e agrobizneseve në zonat turistike, po fillojnë të japin frytet e veta.


Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorrit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje, apo e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion për shumë turistë shqiptarë.

Ajo ndodhet 2 orë larg zonave të banuara e për pasojë natyra është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Në këmbët e saj zë fill lumi i Sotirës dhe në ujin e kristaltë dhe të ftohtë të tij mund të shihen peshqit.

Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha nga 20 – 150 metra të shkëmbinjve gëlqerorë. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori