Zhvillimi i sektorit të bujqësisë ishte paraparë të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë se Kosovës, në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën 2011-2014. Ky plan, sektorin e bujqësisë e kishte konsideruar si një nga potencialet më të mëdha për zhvillim të më të hovshëm ekonomik në vend.
Profesori i politikave bujqësore në Universitetin e Prishtinës, Halim Gjergjizi thotë se Kosovës i mungon një strategji afatgjate e zhvillimit të bujqësisë në të cilën do të vendoseshin prioritet që mund të realizojnë një rritje të prodhimit. “Bujqësia, në përgjithësi prodhimi i ushqimit duhet të jetë së paku në të ardhmen një ndër përparësitë konkurruese në Kosovë, sigurimi i ushqimit si për nevojat e vendit po ashtu edhe për eksportet. Bujqësia me të vërtetë është një resurs i cili në të ardhmen duhet të favorizohet shumë më tepër se sa që është favorizuar deri më tani”, shton Gjergjizi.
Toka pjellore dhe kushtet e volitshme atmosferike në Kosovë, sipas ekspertëve të bujqësisë mundësojnë rimëkëmbjen e shpejtë të këtij sektori, nëse institucionet e Kosovës në forma të ndryshme, përkrahin bujqit kosovarë.
Por, për të shfrytëzuar këto resurse natyrore që ka Kosova, profesor Gjergjizi thotë se kërkohet një organizim i gjithë sektorit të bujqësisë dhe mbi të gjitha, siç thotë ai, duhet të definohet statusi i fermerit dhe të mendohet se si mund të mbështet ky subjekt ekonomik. “Një ndër prioritetet është dashur të jetë bujqësia. Te ne problemi kryesor është se na mungon një strategji afatgjate e zhvillimit të bujqësisë, ku do të definohet prioritet pra cilat do të jenë prioritet në bazë të së cilave ne mund të realizojmë një rritje të prodhimit dhe plotësimit të nevojave të tregut”, shton Gjergjizi.
Kosova, vazhdon të jetë importuese e madhe e prodhimeve bujqësore. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, misri dhe gruri janë produktet ushqimore të cilat më së shumti importohen nga shtete të ndryshme të botës dhe hyjnë në Kosovë.
Udhëheqës i Federatës së Sindikatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri konsideron se importi i prodhimeve bujqësore ndodh pikërisht për shkak të investime të vogla që bëhen nga Qeveria e Kosovës për bujqësinë. “Faktori numër një që ndikon negativisht në zhvillimin e bujqësisë është për shkak se nuk ka investime, maksimumi në bujqësia Kosova investon 1.7 për qind nga buxheti i shtetit, ndërsa në rajon investohet, 5 deri në 7 për qind nga buxheti i shteteve, Maqedonia investimin e në bujqësi e ka 4.5 për qind nga buxheti i shtetit”, thekson Tahiri.
Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thonë për Radion Evropa e Lirë se viteve të fundit ky sektor është vendosur si prioritet i qeverisë dhe shihet si sektor strategjik dhe se vlera e mjete është duke u rritur. “Po e marr vetëm një krahasim statistikor. Derisa në vitin 2007 prej grandeve dhe subvencioneve kemi pasur 350 – 400 mijë euro tash në vitin 2013 kemi një buxhet prej 27 milion euro. Nëse e krahasojmë këtë buxhet me vendet e rajonit dhe Ballkanit prapë është më i ulët, por nëse e bëjmë një krahasim me vitin 2007 është një rritje e madhe”, bën të ditur, Isuf Çikaqi drejtor i Departamentit të Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në MBPZHR.
Vendet e rajonit të cilat kanë buxhet më të madh për sektorin e bujqësisë, se sa që ka Kosova sipas Çikiqit, ato vende kanë mjete që i marrin nga Komisioni Evropian e që Kosova ende nuk gëzon atë mbështetje çfarë kanë ata.
Sipas tij, Kosova për sektorin e bujqësisë nga Komisioni Evropian merr vetëm 5 milionë euro, derisa vendet e rajonit marrin shumë më shumë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Do të hiqen paratë e gatshme, Euro digjitale në fazën përfundimtare

Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

Nuk hahet bakllava pa arra: HAJE garanton shije dhe cilësi për Fitër Bajram

Shtrenjtimi i mundshëm i rrymës me “domino efekt” në ekonomi

Pranvera në Albi Mall: Zbuloni koleksionet e reja që fymëzojnë stilin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?