LAJMI I FUNDIT:

Bujar Lako dhe tronditja që na la

Bujar Lako dhe tronditja që na la

Natasha Lako

Takimin e drejtpërdrejtë lidhur me krijimin artistik, si e kam njohur gjithnjë Bujar Lakon e kam pasur gjatë xhirimeve të filmit “Lule të kuqe, lule të zeza” në Derviçan, ku gjithë trupa e filmit ishte mbledhur në një hotel buzë rrugë, që i takonte Lazaratit. Pranë ndodhej një teqe e famshme në të gjithë zonën, ku Bujari shkonte së bashku me drejtorin ekzekutiv të filmit, Ylli Kokonën, edhe ky bashkëpunëtor i palodhshëm, që iku para kohe.

Njerëzit sot kanë reaguar në forma nga më të ndryshme rreth pozicionit që iu ka dhënë shoqëria këtyre artistëve të mëdhenj, por unë dëshiroj të them se ka pasur njerëz që na kanë ndihmuar të mos na brejë gjithnjë ndërgjegjja bashkërisht.


Ka pasur njerëz që gjithnjë e kanë çmuar çdo cilësi të një aktori si Bujari. Nuk do të harroj kurrë kujdesin dhe vëmendjen e veçantë të Ylli Kokonës për aktorin e madh. Dhe, Bujar Lako kishte aq personalitet, sa të gëzonte edhe këtë ndjeshmëri artisti të madh. Vetëm sikur t’ju kisha lënë rolin e Tunxhit, do të ishte mjaft, sikur na thoshte. Te filmi “Ballë për ballë” është i paarritshëm, pasi roli është shumë i vështirë, i përmbledhur në një koncentrat ultimatumi dhënë jo komandantit rus, por një superfuqie. Dhe Bujari ia kalon çdo gjenerali të kësaj bote.

Unë ia kam ditur dobësinë për lojën e Marlon Brandos, një shkollë amerikanë e krijuar prej Elia Kazanit dhe një aktor i lindur si Bujar Lako, mund të takohej instinktivisht me lojën e çdo aktori tjetër të madh të kësaj bote. Në filmin “Syri Magjik”, pak të kujtuar nga spektatori i sotëm, por një prej filmave me mesazhe nga me të rëndësishme të botës së sotme, Bujar Lako merr çmimin e Festivalit të Kajros, duke shkëlqyer në brendësi të dramaturgjisë së krijuar nga Vath Koreshi. Është ky skenarist që i ka dhuruar edhe një tjetër rol të shkëlqyer Bujar Lakos, atë të Halit Beratit. Por, njëkohësisht, pa Bujar Lakon kjo figurë duket sikur nuk do të ekzistonte kurrë.

Kritika po rivlerëson përsëri pas kaq kohësh pas diskutimeve nëpër festivale të dikurshme të filmit, atë vështrim të thellë si të përhumbur, që është i aftë të japë jo plan të parë dhe të dytë, por edhe plan të tretë të lojës së aktorit, atë gjendje komplekse që ai di ta shprehë edhe te filmi Përballimi, ose Në fillim të verës.

Një lojë e tillë brilante, e bën njëkohësisht çdo personazh të tij një njeri tokësor dhe jashtëzakonisht të besueshëm: Bujar Lako më ka folur për instrumentistin e jashtëzakonshëm, Laver Bariu. Dhe, falë këtij studimi të pashpallur, sot kemi një kryerol, që për herë të parë ka kuptimin e heroit, përderisa është edhe Bujar. Ndoshta gjithë kinematografia botërore nuk do të ketë ndonjëherë një sekuence të tillë si e filmit “Gjeneral Gramafoni” të Viktor Gjikës. E befasisht është loja e tij edhe te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i Dhimitër Anagnostit. Kujtoj këtu skenën e famshme me plakën Nice, ku thyhen gjithë rregullat patetike dhe gjenerali i Bujar Lakos, përmban në rol një transhendencë të madhe.

Mbaj mend se te filmi televiziv “I paharruari”, Mevlan Shanaj, regjisori i filmit, u detyrua të lërë grupin për të përcjellë për në banesën e fundit nënën e vet, e Bujari vazhdoi xhirimin për sekuenca skenash me një përkujdesjes të plotë me ndihmën e asistenteve dhe operatorit.

Këto ditë të kësaj përcjelljeje të madhe, si rëndon në ditë ndarjesh të mëdha, duket sikur së bashku me një nderim të përgjithshëm kombëtar për artistin e çdo zemre dhe çdo familjeje, pa folur për rolet e mëdha në teatër, po tronditet ndërgjegjja e çdo njeriu për pozicionin që i është lënë artistit në këtë vend. Bujar Lako me personalitetin e tij të palakueshëm, duhet falënderuar përsëri që arriti të na tronditë kaq thellë. Por, unë mendoj se asnjë qëndrim dhe asnjë gabim i shoqërisë shqiptare nuk mund të jetë i pandreqshëm.

Madje, është më mirë që të shohim drejt në sy gabimet e përditshme, aq të mundshme për t’u korrigjuar. Dëgjojmë ditë për ditë se si mediat e fuqishme, flasin për shkelje te te drejtave të autorit, shkojnë nëpër gjykatat që vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre, kur u përvetësohen programet, por asnjë njeri nuk flet përse asnjë krijues nuk paguhet për pjesëmarrjen e tij në emisione televizive. Nuk flas për të përzgjedhurit e veçantë dhe të seleksionuar, por për ndërtimin dhe respektimin e ligjit, i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë, e për të cilin në radhë të parë dhe të fundit përgjegjësi ka shteti shqiptar.

Shumica e njerëzve që sot mund të qajnë për artistët e të mëdhenj, kafexhinjve që njerëzit përditë u paguajnë kafene, shitësit e dyqaneve të paktën ku njerëzit shkojnë të këmbejnë mall për njëri-tjetrin, e kuptojnë më mirë se politikanët e sotëm, se puna artistike mendore nuk mund të mbetet asnjë çast pa u shpërblyer nëpër kanalet televizive te shumta, për çdo minutë jetë që i ka bërë të pasur artistët e të gjithë botës.

Sepse, nuk është çështja për të siguruar vetëm një pension të veçantë, të hedhur si lëmoshë, por për të kuptuar se kemi hyrë në lojën e madhe të shpërblimit të punës. Në Shqipëri do të dukej e pazakontë që edhe një foto e përdoruar nga mediat për njerëzit e artit të ketë koston e vet. Artistët, për të mos folur për shkrimtarët në Shqipëri po përdoren me keq se vullnetarët e dikurshëm të Enverit.

Personalisht nuk mund ta kuptoj se si mund të flasim dhe të mblidhemi për të dënuar në grup, gjithë filmat e ashtuquajtur të realizmit socialist, kur ende nuk kemi ngritur edhe në art atë sistem të përbotshme të vlerësimit dhe të mbrojtjes së punës së artistëve dhe shkrimtarëve shqiptarë të ditëve tona. Bujar Lako kishte kohë që i kishte sfiduar daljet publike, të cilat synojnë ta kthejnë njeriun në legen. Të më falësh Bujar Lako që po përdor një fjale kaq banale, në një moment kaq solemn dhe brejtës të përcjelljes sate. Por ti ashtu do të mbetesh në ekran, gjithnjë i përsosur.

Te filmi “Lule të kuqe, lule të zeza”, ndoshta edhe i fundit në ekran, ka mbetur e shprehur nga goja plot revoltë një fraze plot duf dhe dhimbje të një njeriu të thjeshtë, ndaj përdorimit të armëve si mjet dhune njerëzore. Dhe kjo është thënë vetëm nëpërmjet një gjykimi që mund të quhet Bujar Lako, jo vetëm për shqiptarët, por gjithë botën e sotme.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Kalo në kategori