Ai për KosovaPress ka thënë se ky borxh nuk u është paguar për shkak të pamundësive financiare dhe se janë duke bërë përpjekje për të gjetur një rrugë që premtimi të përmbushet në tërësi.

Buja ka thënë se nuk do të hiqet dorë nga kjo pagesë, përderisa ende është në fuqi vendimi i Qeverisë për këtë, i cili i obligon që t’i paguajnë mësimdhënësit për ata dy muaj.


“Nuk është dhënë për shkak të pamundësive financiare, me gjithë dëshirën edhe të Qeverisë, edhe të Ministrisë së Arsimit edhe të vet ministrit që këto t’i realizojë dhe unë besoj që jemi në përpjekje për ta gjetur rrugën se si mund ta përplotësojmë atë borxh që ka mbetur. Gjersa është akoma vendimi i Qeverisë, d.m.th. absolutisht nuk mund të heqim dorë, atëherë kur qeveria merr vendim tjetër kjo është diçka tjetër por ne vazhdojmë të mbetemi borxh për fakt të vendimit që kemi bërë dhe në fakt përpjekjet janë të vazhdueshme që këtë ta realizojmë”, ka thënë Buja.

Mësimdhënësit kosovarë të cilët patën përfituar rritje pagash nga fillimi i vitit 2011 ende nuk e kanë marrë diferencën e mbetur për muajin janar dhe shkurt, pasi, për shkak të vonesës së miratimit të buxhetit të atij viti, pagat me rritje patën filluar t’i merrnin prej muajit mars. /Telegrafi/