Në një konferencë për medie, ndër sukseset më të mëdha ka përmendur themelimin e disa institucioneve publike të arsimit të lartë në vend, si dhe realizimin e disa projekteve infrastrukturore dhe ligjore në fushën e arsimit.

Avancimi dhe kualifikimi i rreth 1900 mësimdhënësve, sipas ministrit Buja, është edhe një sukses tjetër, pasi nga niveli ku ishin, me shkollë të lartë, ata tashmë janë profesionistë me fakultet të mbaruar.


I pyetur rreth ligjit për kompensimin e kontributit të mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve 1990-99 të shekullit të kaluar, si dhe për Kontratën Kolektive të cilën punonjësit e arsimit po e kërkojnë tash e sa kohë, Buja tha se të dyja këto projekte janë në rrugë e sipër, dhe MAShT po synon t’i realizojë sa më mirë.

Derisa është pyetur rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës dhe disa skandaleve që kanë ndodh, ai ka thënë se e fton gjyqësorin që të marr masat e nevojshme. Ndërsa, se sa do të zgjasë koha deri kur MASHT të ndërmarrë ndonjë masë në lidhje me këtë, Buja tha se në ditën kur do të ketë konfirmimin se çka realisht është bërë, do të bëj publike vendimet e tij të mundshme. /Telegrafi/