LAJMI I FUNDIT:

Buffon pritet të luajë ndaj Atalantas, formacioni i mundshëm u Juventusit

Buffon pritet të luajë ndaj Atalantas, formacioni i mundshëm u Juventusit
(Foto: Getty Images)

Gianluigi Buffon pritet të kthehet në skuadrën të Juventusit në ndeshjen kundër Atalantas, ndërkohë që Massimiliano Allegri do të vazhdojë me formacionin 4-3-3.

Të martën mbrëma, Zonja e Vjetër zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa kapiteni pritet të kthehet në fushë.

Dueli i parë ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Stadio Atleti Azzurri d’Italia, ndërsa edhe Allegri edhe homologu i tij te skuadra kundërshtare, Gian Piero Gasperini, nuk kanë pasur shumë kohë për t’i përgatitur lojtarët e tyre.


(Foto: Getty Images)

Trajneri i Juves pritet të bëjë disa ndërrime, për t’i mbajtur lojtarët të freskët para ndeshjeve të tjera që i presin në javët në vijim.

Buffon i dëshpëruar: Po të kisha mundësi do të riktheja finalen e LK-së dhe atë të Euro 2012
Lexo po ashtu Buffon i dëshpëruar: Po të kisha mundësi do të riktheja finalen e LK-së dhe atë të Euro 2012

Benedikt Howedes, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala nuk janë në dispozicion të Bianconerëve për shkak të lëndimeve, mirëpo skuadrës do t’i kthehet kapiteni legjendar, i cili këto ditë e ka festuar ditëlindjen e 40-të.

Buffon nuk ka luajtur që nga fillimi i dhjetorit, ndërsa vendin e tij në portën e Zonjës së Vjetër e kishte zënë Wojciech Szczesny. Juves i kthehet edhe Claudio Marchisio pas lëndimit, mirëpo ai pritet të qëndrojë në bankën rezervë.

(Foto: Getty Images)

Giorgio Chiellini dhe Alex Sandro që pushuan ndaj Chievos do të kthehen në mbrojtje duke zënë vendet e Andrea Barzaglit dhe Kwadwo Asamoah. Në krah të djathtë mund të angazhohet Mattia De Sciglio, derisa Medhi Benatia do ta ruajë vendin e tij në qendër të mbrojtjes.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Matuidi, Pjanic, Khedira; Bernardeschi, Mandzukic, Douglas Costa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori