LAJMI I FUNDIT:

Buffon prezantohet te PSG: Jam ende portier i madh, në Francë për trofe

Buffon prezantohet te PSG: Jam ende portier i madh, në Francë për trofe

Gianluigi Buffon thotë se është bashkuar me Paris Saint-Germainin për tu treguar të tjerëve se është ende një portier i madh.

Buffon u prezantua të hënën si lojtar i PSG-së hënën, ndërsa ende beson se mund ta fitojë Ligën e Kampionëve edhe pse është në moshën 40-vjeçare.

“Unë zgjodha të vinte këtu, sepse mendoj se mund të jep diçka të rëndësishme”.


“Dua të provoj se jam ende një portier i madh dhe do ta bëj këtë. Unë kam luajtur në ekipin kombëtar deri në vitin e shkuar, kështu tregova që isha konkurrues”.

“Unë do të vazhdoj të luaj për aq kohë sa të ndihem mirë dhe të tregoj se jam ndër më të mirët. Së të mos ndodhin këto, unë do të jem i pari që do të largohem”.

“I dua sfidat, dua ta sprovoj veten. Sesioni im i parë i stërvitjes ishte i vështirë, pasi shumë nga djemtë këtu flasin një gjuhë tjetër, por kjo gjithsesi më bën të lumtur”.

“Në një muaj apo dy, unë do të jem një person më i fortë. Do të kem miq të rinj dhe do të jem i mësuar me një kulturë të re. Do të jem një person më i mirë dhe futbollist, gjithashtu”.

“Liga e Kampioneve? Kam ardhur në një klub ambicioz, ku të gjithë dëshirojnë të fitojnë. Unë do të bëj çmos për të ndihmuar ekipin të arrijë rezultatet më të mira që mund të arrihen, por Liga e Kampionëve nuk do të jetë një obsesion”.

“Dënimi me tri lojë? Klubi bëri vlerësimet e duhura dhe vendimi im për të ardhur këtu sigurisht nuk varet nga kohëzgjatja e dënimit, që unë do të respektoj pa asnjë problem dhe fjalë”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori