Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Nuk pensionohem, po pres nipat e legjendave

Gianluigi Buffon ka ndërruar fanellën me djalin e legjendës së Milanit, Paolo Maldini, Daniel, duke ia shtuar vetes edhe një fanellë në koleksionin e tij.
Portieri italian vazhdon të luajë me Juventusin edhe pse ka mbushur plot 42 vite.
Ai ishte titullar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën Juventusi barazoi 1-1 me Milanin në San Siro.
Pas ndeshjes, italiani kishte ndërruar fanellën me Daniel Maldinin, djalin e legjendës italiane dhe të Milanit, Paolon.
Në konferencë pas ndeshjes, Buffon tregoi se koleksionit të tij i kishte shtuar edhe një fanellë, ndërsa krijoi të qeshura me fjalët e tij.
Buffon tregoi se tashmë ka ndërruar fanellat me katër legjenda dhe djemtë e tyre, ndërsa po pret nipërit para se të pensionohet.

















































