LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Ende mendoj për gabimin e bërë në ndeshjen PSG – Manchester United

Buffon: Ende mendoj për gabimin e bërë në ndeshjen PSG – Manchester United

Gigi Buffon thotë se ai mendon ende për gabimin që kishte bërë sa ishte pjesë e PSG në ndeshjen kundër Manchester United, ndërsa thotë se ai gabim nuk do të kishte ndodhur nëse do të ishte Juventus.

Buffon e kaloi një sezon te PSG në edicionin 2018-19 dhe gabimi i tij në ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit direkt 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United i kushtoi gjigantëve të Ligue 1 me eliminim.

“Unë mendoj për këtë gabim, tre ose katër herë në javë”.


“Unë fajësoj veten time për një gabim të tillë, një gabim që, me përvojën që kam bërë, nuk duhej ta kisha bërë. Mendërisht, atë natë, unë nuk isha Gigi. Për përqendrimin tim dhe për mënyrën se si iu afrova lojës”.

“Unë nuk e kisha forcë e as energjinë për ta ndjerë se nuk ishim duke u përgatitur mirë për atë ndeshje. Nuk iu thash lojtarëve që nuk jemi aty ku duhet të jemi”.

“Në Juventus nuk do të ndodhte e njëjta. Isha i sigurt se në atë sezon do të kishim arritur në finalen”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori