Buffon i emocionuar si në debutim: Ndeshja ndaj Veronas nuk është një ndeshje normale

Të shtunën zhvillohet ndeshja Juventus-Verona në Serie A, një sfidë që do të rikthejë në fushë si titullar portierin 41-vjeçar, Gigi Buffon.
Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për Buffon në Serie A për këtë sezon, që rikthehet të luajë në Itali pas 16 muajsh.
“Juventus-Verona nuk është një ndeshje normale për mua”, shkruan Buffon në faqen e tij zyrtare “Twitter”.
Ai nuk ka mundur t’i fsheh emocionet e rikthimit në fushë me fanellën bardhezi.
Interesant fakti se ndeshjen e fundit në Serie A, në sezonin 2017-2018, kur dhe u largua nga Juventusi për të shkuar te PSG, e luajti po ndaj Verona.
Buffon do të tentojë ta thyejë rekordin e Paolo Malidini për më shumë paraqitje në Serie A. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































