Në moshën 38-vjeçare, Gianluigi Buffon po përjeton një rini të dytë.
Një garanci për Juventusin dhe për përfaqësuesen italiane. Megjithatë, i vetëdijshëm se koha nuk është më në krahun e tij, portieri e ka të qartë projektin për të ardhmen.
Edhe dy vjet në fushat e lojës, për t’u tërhequr më pas nga futbolli i luajtur. Numri 1 bardhezi zbuloi gjithçka rreth planeve të tij.
“Pas këtij viti do të luaj edhe për dy sezone të tjerë dhe më pas do të tërhiqem. Nuk dua të luaj pas të 40-ave. Por, synoj që edhe në moshën 40-vjeçare, të paraqitem në fushë njësoj si tani”.
Në momentin kur do të vendosë të varë dorezat në gozhdë, Buffon e ka të qartë se çfarë do të bëjë dhe futbolli pritet të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.
“Kam fituar shumë eksperiencë nga karriera ime, por nuk dëshiroj që të bëhem trajner. Më pëlqen më tepër roli i seleksionuesit, një detyrë si trajner i një ekipi Kombëtar. Jam ambicioz. Nëse e nis një punë, qëllimi është të arrij gjithmonë lart. Pa këtë karakteristikë nuk do të isha më i gjallë”.
Gardiani duket se i ka përcaktuar destinacionet e ardhshme, ndërsa pranon se për aq kohë sa do të luajë, do të mbrojë vetëm ngjyrat e Juventusit.
“Do të shkoja në vende si Shtetet e Bashkuara apo Kina, që kanë popullsi të madhe dhe shumë potencial. Pas një dekade këto shtete mund të realizojnë gjëra të rëndësishme. Por, për aq kohë sa do të luaj, do të qëndroj te Juventusi, edhe nëse dikush tjetër më ofron dyfishin e rrogës. Krenohem që jam pjesë e këtij klubi dhe ajo që ka më tepër rëndësi janë vlerat, të cilat sot duken disi jashtë mode”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet
Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme
Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve
Klopp u paraqit në projektin revolucionar të Red Bull dhe hoqi dilemën e “përjetshme”
Guardiola me një kërkesë për futbollistët e tij pas barazimit me Brentfordin
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri