LAJMI I FUNDIT:

Buffon duket se ka vendosur të luajë deri në moshën 44-vjeçare

Buffon duket se ka vendosur të luajë deri në moshën 44-vjeçare

Gianluigi Buffon thuhet se shumë shpejtë do të rinovojë kontratën me Juventusin, gjë që do të mbante atë në futboll deri në moshën 44-vjeçare.

Portieri italian aktualisht është 42-vjeçar dhe Tuttosport raporton se ai do të vazhdojë kontratën me Zonjën e Vjetër edhe për një vit.

Ende nuk është vendosur nëse Buffon do të qëndrojë te skuadra torineze edhe pas vitit 2021, duke kaluar kështu 27 sezone aktive në futboll.


Italiani ka zbuluar më herët se ai dëshiron të luajë futboll deri në moshën 80-vjeçare, por ai e di se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Buffon thuhet se ka pranuar rinovimin e kontratës me Juventusin
Lexo po ashtu Buffon thuhet se ka pranuar rinovimin e kontratës me Juventusin

Buffon kishte bërë debutimin në Serie A me Parman kundër Milanit në vitin 1995, derisa në vitin 2001 kishte kaluar te Juventusi për 52 milionë euro, një rekord në atë kohë për një portier.

Me Zonjën e Vjetër ai ka fituar nëntë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe Kupën e Botës, por i mungon Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori