LAJMI I FUNDIT:

Bruce Willis shihet për herë të parë qëkur u zbulua se po largohet nga aktrimi pas diagnostikimit me sëmundjen e afazisë

Bruce Willis shihet për herë të parë qëkur u zbulua se po largohet nga aktrimi pas diagnostikimit me sëmundjen e afazisë

Bruce Willis u pa i buzëqeshur teksa u përqafua me gruan e tij në disa foto prekëse – shfaqja e tij e parë publike që kur ajo njoftoi diagnozën e tij të afazisë.

“Nëna dhe babi në habitatin e tyre të preferuar”, ka shkruar Emma Heming Willis sipër dy imazheve që postoi të mërkurën (7 mars) në Instagram.

Vajza 10-vjeçare e çiftit, Mabel Ray Willis, realizoi fotografitë e prindërve të saj, të cilët festuan 13 vjetorin e tyre muajin e kaluar, të cilët shihen ulur në një trung në pyll.


Foto: Emma Heming Willis/Instagram

43-vjeçarja Emma i ka falënderuar fansat për dashurinë e tyre pasi njoftoi se aktori 67 vjeçar u diagnostikua me afazi, një gjendje që ndikon në aftësinë për të komunikuar.

“Dashuria, mbështetja, dhembshuria, lutjet tuaja ndihmojnë vërtet. Unë jam mirënjohës. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ajo në një postim të mëhershëm në InstaStory, shkruan PageSix.

Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin - diagnostikohet me sëmundjen e afazisë
Lexo po ashtu Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin - diagnostikohet me sëmundjen e afazisë

“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne po e kalojmë këtë si një familje e bashkuar dhe donim të sillnim fansat e tij sepse e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, ashtu si ju për të”, kanë shkruar familja e aktorit në një deklaratë.

Foto: Emma Heming Willis/Instagram

U raportuar gjithashtu se Willis kishte pasur probleme të mbante mend rreshtat e skenarit në setet e filmave të tij të fundit.

Willis dhe Heming u martuan në mars 2009 dhe kanë dy vajza së bashku: Mabel dhe Evelyn.

Foto: Getty Images

Fituesi i “Emmy” ka gjithashtu edhe tre vajza – Rumer,  Scout dhe Tallulah me ish-bashkëshorten Demi Moore, me të cilën ai ishte i martuar nga nëntori 1987 deri në tetor 2000. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Magazina
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori