Janë zhvilluar shtatë ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA natën e mbrëmshme.

Njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit, Brooklyn Nets ka vazhduar me fitore, duke marrë të katërtën radhazi.


Djelmoshat e Steve Nash kanë triumfuar në shtëpi përballë Detroit Pistons me pesë pikë diferencë, 100:95.

Edhe pse Kevin Durant të lënduar, Nets kanë treguar forcën dhe gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi solide ndaj Pistons.

James Harden ka regjistruar një tjetër 'Triple-Double', pasi e mbylli takimin me 24 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

i 3

Me lojë të mirë u dallua edhe Kyrie Irving që shtoi 18 pikë e pesë kërcime.

Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Jeremie Grant me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të befasuar Nets.

Pas kësaj fitore, Brooklyn zë vendin e dytë në Konferencën e Lindjës me 26 fitore e 13 humbje, derisa Detroit është e fundit në këtë konferencë me 10 fitore e 28 disfata. /Telegrafi/Rezultatet:

Brooklyn Nets - Detroit Pistons 100:95

Charlotte Hornets - Toronto Raptors 114:104

Washington Wizards - Milwaukee Bucks 119: 125

Atlanta Hawks - Sacramento Kings 121:106

Minnesota Timberwolves - Portland Trail Blazers 121:125

Denver Nuggets - Dallas Mavericks 103:116

Phoenix Suns - Indiana Pacers 111:122

telegrafi sport app