Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfektë dhe kjo do të thotë se anëtarët e famshëm të familjes së saj nuk do të jenë në ceremoni.

Ikona 40-vjeçare e muzikës pop nuk ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë Jamie Spears dhe nënën Lynne Spears, tha një burim për Us Weekly të mërkurën.


Edhe pse prindërit dhe vëllezërit e saj, Jamie-Lynn dhe Bryan, janë gjithashtu jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari.

Screenshot 6 13 Jamie dhe Britney Spears (Foto: Instagram)

“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtetë jetën e saj”, ka thënë burimi. "Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime”.

Nuk është e qartë nëse do të organizojë një festë të madhe apo një ceremoni intime, por për momentin do të jetë pa familje.

“Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë”, shtoi burimi.

Screenshot 7 10 Lynne dhe Britney Spears (Foto: Film Magic)

Mosinteresimi i artistes për të kaluar kohë me anëtarët e familjes së saj përshtatet me grindjet e vazhdueshme me ta përmes gjykatave dhe medieve sociale.

Spears theksojmë që vetëm pak javë më parë u lirua nga konservatori pas 13 vitesh. /Telegrafi/

Screenshot 8 10 Jamie-Lynn dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)