LAJMI I FUNDIT:

British American Tobacco do të largohet nga Rusia

British American Tobacco do të largohet nga Rusia

British American Tobacco (BAT) ka njoftuar se do t’ia shesë bizneset e Rusisë dhe Bjellorusisë një konsorciumi të udhëhequr nga ekipi i saj drejtues rus, duke i dhënë fund një procesi të gjatë 18-mujor.

Prodhuesi i cigareve Camel dhe Lucky Strike u angazhua të dilte nga Rusia, tregu i katërt më i madh në botë i cigareve, në mars të vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës.

Dhe tani BAT, e cila kontrollonte pak më pak se 25 për qind të tregut rus të duhanit, ka thënë se tani ka rënë dakord zyrtarisht të shesë biznesin në përputhje me ligjet vendase dhe ndërkombëtare.


“Pas përfundimit, BAT nuk do të jetë më e pranishme në Rusi apo Bjellorusi dhe nuk do të marrë asnjë përfitim financiar nga shitjet e vazhdueshme në këto tregje”, tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se pret që transaksioni të përfundojë brenda muajit të ardhshëm.

Pas shitjes, bizneset do të njihen si ITMS Group, vijoi BAT. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori