LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe në pozitë të favorshme për të qenë lider në ekonominë e kriptovalutave

Britania e Madhe në pozitë të favorshme për të qenë lider në ekonominë e kriptovalutave

Sipas analizave të “Qendrës së Inovacionit të Madh”, “DAG Global” dhe “Deep Knowledge”, Britania e Madhe ka të gjitha burimet e nevojshme, si dhe vullnetin industrial dhe qeveritar, për t’u bërë një qendër botërore për teknologjinë Blockchain dhe të kriptovalutave deri më 2022.

Shefi ekzekutiv i “DAG Global”, Sean Kiernan, tha se hendeku do të mbyllet në Britani të Madhe midis sistemit financiar tradicional dhe ekonomisë kriptovalutave.

“Britania e Madhe është një shpërndarës i madh financiar botëror dhe në vitet e fundit është bërë edhe një udhëheqës i FinTech [teknologjia e financave]. Në të njëjtën kohë, ajo po fillon të tregojë potencial të rëndësishëm për t’u bërë një lider në teknologjinë Blockchain dhe ekonominë e kriptovalutave. Hendeku midis dy botëve të financës tradicionale dhe ekonomisë së kriptovalutave mbetet, por në vitet e ardhshme mund të presim që kjo të zvogëlohet dhe më pas të zhduket përfundimisht”, tha Kiernan, përcjell Telegrafi.


Autorët e raportit e konsideruan investimin prej më shumë se 500 milionë paund në kompanitë Blockchain të Britanisë së Madhe, arritën në përfundimin se vendi kishte potencialin të bëhej një lider botëror në ekosistemin e ekonomisë dixhitale dhe kriptografike brenda disa viteve të ardhshme.

“Blockchain është njohur nga Parlamenti britanik si një teknologji shumë e rëndësishme dhe ka treguar përkushtim për të mbështetur zhvillimin e përshpejtuar të ekonomisë dixhitale nëpërmjet një sërë iniciativash qeveritare. Ne jemi ende në fazat e hershme të zhvillimit të industrisë Blockchain dhe ndikimin e madh që pa dyshim do të ketë në Britani të Madhe dhe në nivel botëror”, tha Birgitte Andersen, drejtor ekzekutiv i “Qendrës së Inovacionit të Madh”. /Telegrafi/