LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe mbyllë ambasadën në Ankara

Britania e Madhe mbyllë ambasadën në Ankara

Ambasada britanike në kryeqytetin turk, Ankara u mbyll sot për arsye sigurie të pashpjegueshme, tha Ministria e Jashtme britanike.

”Këtë javë Gjermania mbylli ambasadën e saj dhe zyrën konsullore në Turqi për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, sipas gazetës së përditshme gjermane ”Bild”.

Mbylljet përkojnë me një javë të reduktuar pune për shkak të një feste islamike.


“Ambasada e Britanisë së Madhe në Ankara do të jetë e mbyllur për publikun të premten me 16 shtator për arsye të sigurisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme britanike duke përsëritur paralajmërimin e saj për të shmangur udhëtimet në zonat afër kufirit me Sirinë si dhe në zonat e trazuara në juglindje të vendit.

“Operacionet e forcave të sigurisë kundër PKK-së dhe grupeve që kanë lidhje me ta janë në vazhdim e sipër, në Dijarbakir dhe këshillojmë të mos udhëtohet drejt këtij qyteti”, shtoi FCO, duke iu referuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.