LAJMI I FUNDIT:

‘Brexit’ djeg kartën e integrimeve evropiane për Ahmetin dhe Thaçin

‘Brexit’ djeg kartën e integrimeve evropiane për Ahmetin dhe Thaçin

Britanikët vendosën të braktisin Bashkimin Evropian, aleancë kjo që zinte vendin kryesor në gojën e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, por që deri më tani mbeti vetëm një retorikë boshe pa bërë as edhe një hap të vetëm drejt integrimit në këtë union. Drejtuesit e dy partive më të mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi të cilët kanë qenë edhe pjesë të disa koalicioneve qeverisëse, adut kryesor gjatë fushatës, por edhe gjatë qeverisjes së tyre kanë pasur integrimin në BE, njofton tv Shenja.

“Patriotizëm sot është që vendi të arrijë të anëtarësohet në NATO e BE”. “Jam i bindur se edhe VMRO ka të njëjtat qëllime që vendi të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, thoshte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Vendi patjetër duhet të anëtarësohet në NATO…të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar..sepse ky është qëllim i rëndësishëm dhe i dobishëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, prandaj ne ju garantojmë se këto qëllime do i arrijmë”, thoshte gjithashtu Ahmeti.

“Ramë dakord se procesi integrues për Maqedoninë është imuniteti gjeneral që i garanton shëndet këtij shteti. Mungesa apo thyerja e shpresës për këtë proces integrues do ti paraqesë 100 sëmundje vetë ardhmërisë së Maqedonisë”, shprehej nga ana tjetër kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.


Ahmeti e Thaçi kanë lëshuar edhe akuza të rënda dhe kanë fajësuar njëri tjetrin si shkaktar për mos-integrimin e vendit. Ky proces madje disa herë është vënë në krye të prioriteteve.

Ahmeti dhe zyrtarë të BDI-së, kanë deklaruar po ashtu se edhe çështjet etnike janë lënë anash për t’i dhënë përparësi anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, sot me largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në Bruksel janë hapur debate dhe dilemat për të ardhmen e BE-së dhe rrezikun për shpërbërjen e saj. E, nëse ndodh kjo shqiptarët mbeten as pa të drejtat etnike të cilat i heshtën në emër të BE-së, e as pa Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori