Pasditja e së dielës ka sjellur reshje të shiut dhe breshërit në disa rajone të Kosovës, duke shkaktuar edhe dëme në kulturat bujqësore.

Përkundër faktit që reshjet ishin të pritura për të lehtësuar thatësinë e kohëve të fundit, intensiteti i tyre ka sjellë pasoja të rënda për bujqit në disa zona.


Sipas raportimeve stuhi shiu dhe breshëri ka pasur në Fushë Kosovë, Lipjan, Kaçanik e Skenderaj dhe në disa qytete në rajonin e Dukagjinit.

Breshër i cili zgjati për disa minuta, shkatërroi gjethet dhe frutat e shumë pemëve, dhe të mbjellurave të tjera.

Gjithashtu shiu ka shkaktuar edhe bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Komoran. /Telegrafi/

455712697 1028070475339178 1593552831096632555 n

456194281 1028070302005862 2047461297556771507 n

455856988 1028070275339198 1745608571938611427 n

455604679 1028070135339212 1498311747609393273 n