Qindra kilometra larg qytetit kryesor të Kilit, më saktë në San Alfonso de Mare pranë brigjeve të Oqeanit Paqësor, gjendet pishina më e shtrenjtë në botë ndërtimi i të cilës ka kushtuar plot dy miliardë dollarë.

Kjo pishinë shtrihet në një hapësirë prej 80 mijë metra katrorë, që i bie të jetë i madh sa afro 12 fusha të futbollit, kurse është ndërtuar për shkak të problemeve unike me të cilat përballet Kili, transmeton Telegrafi.


2 12

Edhe pse Kili gjendet përgjatë bregdetit të Oqeanit Paqësor, ky vend ka relativisht pak hapësira të përshtatshme për plazhe për shkak të rrymave që sjellin ujin e ftohtë nga Antarktida, dhe që gjatë pjesës më të madhe të vitit uji është shumë i ftohtë për not.

Fernando Fishman dhe kompania e tij Crystal Lagoons kanë kryer punimet e pishinës në vitin 2006, ndërsa sipas vlerësimeve të ekspertëve ndërtimi i tij ka kushtuar hiq më pak se dy miliardë dollarë.

3 8

Por duke marrë parasysh faktin se pishina është ndërtuar në resorin luksoz, shumica e kilianëve nuk mund të përballojnë shpenzimet që të kalojnë disa ditë në këtë pishinë.

Çdo vit shpenzohen rreth katër milionë dollarë për mirëmbajtjen e kësaj pishine, e cila në disa pjesë është e thellë deri në 30 metra. /Telegrafi/