Brenda laboratorit të toksikologjisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore – aty ku ende nuk kryhen analizat kuantitave të drogave dhe barnave
Kosova e ka laboratorin e toksikologjisë brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) që nga viti 2006, në të cilën kryhen analiza kuantitative dhe kualitative të alkoolit. Ndërsa, analizat kuantitative të substancave narkotike dhe medikamenteve mjekësore nuk kryhen në këtë laborator për rastet e autopsisë në këtë institut.
Analizat e kryera në laboratorin e toksikologjisë janë të një rëndësie të veçantë, pasi shërbejnë si dëshmi për rastet e ndryshme të veprave penale në procese gjyqësore, por ky laborator ende nuk është i akredituar ndërkombëtarisht.
Flutura Goga-Bajrami, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), në një intervistë për Telegrafin ka treguar se cilat shërbime kryhen në këtë laborator dhe cilat janë mangësitë e vështirësitë me të cilat ata përballen.

Ajo tha se në këtë laborator fatkeqësisht nuk kryhen analizat kuantitative për substancat narkotike (droga) dhe të medikamenteve (barna).
Goga-Bajrami u shpreh se laboratori, sa i përket analizave të drogave dhe barnave, mund të saktësojë se cila substancë ekziston në trupin e njeriut, por jo dhe sasia e saj.
“Laboratori i toksikologjisë në kuadër të IML-së, ofron shërbimin e toksikologjisë. Analizat që kryhen brenda këtij laboratori janë ato që kryhen për rastet që bëhet autopsia brenda institutit. Tek analizat e drogave dhe medikamenteve jemi duke punuar për metodat për kuantifikim, sepse për momentin vetëm mund të caktojmë se cila substancë është, por jo ta caktojmë dhe sasinë e saj. Kjo është një mangësi për momentin në laborator”, tha ajo.

Mirëpo, siç tregoi ajo në kuadër të projektit IPA2, bashkë me ekspertët e këtij projekti, janë duke zhvilluar metoda të caktuara me të cilat do të fillojnë me analiza kuantitative.
“Në kuadër të projektit IPA 2 që jemi përfitues, ne bashkë me ekspertët e projektit IPA jemi duke zhvilluar metoda të caktuara të cilat ne do të fillojmë me analiza kuantitave. Nuk është e thjeshtë, më duhet ta potencoj. Analizat toksikologjike nuk janë analiza biokimike, sepse çdo mostër që hyn në laborator është mostër në vete dhe ka histori të veten”, ka thënë Goga-Bajrami.
Ajo tha se laboratori i toksikologjisë punon me protokolle ndërkombëtare.
“Në kuadër të shërbimeve toksikologjike, analizat kryesore që bëhen në fushën e toksikologjisë forenzike janë analizat e alkoolit, kuantitative dhe kualitative e alkoolit në mostra biologjike, siç janë: gjaku, urina, e në raste të caktuara edhe vitreusi. Pastaj punohen analizat e drogave shpërdoruese edhe ato punohen në mostra biologjike kryesisht në gjak dhe urinë. E në raste të caktuara, nëse mjeku e sheh të arsyeshme edhe analizat e medikamenteve”, theksoi Goga-Bajrami.

Udhëheqësja e laboratorit të toksikologjisë tha se ky laborator është në zhvillim e sipër.
“Laboratori i toksikologjisë është në zhvillim e sipër. Siç e dimë toksikologjia forenzike është lëmi e re në vendin tonë. Mirëpo ne kemi pasur fatin që nga fillimi të kemi donacione, projekte të ndryshme të cilat na kanë ndihmuar shumë për fillimin e punës brenda laboratorit. Laboratori i toksikologjisë kryen analizën e alkoolit në formë kuantitative dhe kualitative, që d.m.th rezultati jepet dhe në sasi të saj dhe dua ta potencoj se metoda me të cilën punojmë ne është metodë e validuar dhe rezultatet e saj janë valide”, u shpreh ajo për Telegrafin.
Në pyetjen nëse analizat për ekzaminimet klinike mjeko ligjore a kryhen në këtë laborator, Goga-Bajrami tha se ekzaminimet klinike mjeko ligjore janë pjesë në kuadër të IML-së.
“Ka raste kur viktima ka treguar që ka qenë nën ndikim të substancave narkotike, por jo shpesh ndodh që prokurori të kërkoj që të bëhet një analizë e drogave, ose e medikamenteve. Për ta ekzaminuar, për të marr mostër analizash shtesë duhet pëlqimi i personit”.
Gjithashtu ajo tha se mjekët ligjorë gjatë ekzaminimeve klinike mund të bëjnë një test të shpejtë të drogave, i cili bëhet me urinë dhe nuk është test invanziv.
“Në bazë të atij testi mund ta kemi një pasqyrë të shkurtër, nëse ka pas ndonjë lloj të drogës viktima apo jo”, tha tutje ajo.
Goga-Bajrami potencoi edhe një tjetër problematikë, e cila ndikon në punën e tyre.
“Ka viktima, që vijnë jo menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja, por pas një jave ose më vonë dhe kjo është një pengesë, sepse substancat narkotike ose cilado substancë që futet në organizëm nuk qëndron gjatë. Tek substancat narkotike, kemi substanca që e kanë kohën e shkurtër të veprimit dhe ato largohen shumë shpejt nga organizmi. Kjo është dhe një kërkesë që duhet t’iu bëhet edhe organeve të rendit, që nëse ka indikacione është mirë të sillen me kohë, sepse koha është armiku më i madh”.

Cila është rëndësia e këtij laboratori?
“Ky laborator ka rëndësi të veçantë. Duke kryer analiza toksikologjike ne i ndihmojmë mjekut ligjor për të gjetur shkakun e vdekjes. Raporti i autopsisë kur të hartohet, një pjesë e tij përfshin dhe analizat toksikologjike. Analizat tona ndikojnë shumë shpesh në vendosje të drejtësisë”, tregoi udhëheqësja e këtij laboratori.
Gjatë intervistës ajo theksoi edhe për mungesën e stafit me të cilën janë duke u përballur.
“Laboratori i toksikologjisë është i pajisur mjaft mirë, janë instrumente të teknologjisë së fundit. Pengesë apo vështirësi e ka stafin. Fillimisht nuk kemi teknikë”.
Ky laborator po ashtu, sipas saj kryen edhe analizat e monoksid karbonit.
Goga-Bajrami po ashtu foli edhe për ruajtjen e mostrave dhe mundësinë e asgjësimit të tyre.
“Mostrat ruhen. Kemi mostra që nga viti 2006 prej që ka fillu së funksionuar laboratori. Mirëpo derisa nuk kemi bazë ligjore për shkatërrimin e tyre ne duhet ti ruajmë. Sepse ato mostra janë marr me urdhër të prokurorit, dhe ne nuk guxojmë t’i shkatërrojmë pa pas një bazë ligjore. Kemi punuar dhe kodin e procedurës penale, ku kemi kërkuar që të përcaktohet një afat ligjor deri kur mund t’i mbajmë ato mostra, pasi dhe mbajtja e tyre gjatë nuk do ta ketë efektin e kryerjes së një analize. Mostrat i ruajmë në frigoriferë të caktuar me temperaturë të caktuar”, tha Goga-Bajrami.
Ndërsa, kimistja e këtij laboratori, Ilirjana Shala, e cila punon që 18 vjet në laboratorin e toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore tregoi për punën e saj si kimiste.

Shala, për Telegrafin tha se prej pranimit të mostrave deri në rezultatin përfundimtar i kryen të gjitha punët që i duhen këtij laboratori.
“Për momentin jam duke i punuar analizat ‘screening’ për droga dhe barna. Ky rezultat nuk është përfundimtar. Prej pranimit të mostrave deri në rezultatin përfundimtar i kryej të gjitha punët që i duhen këtij laboratori”, tha ndër të tjera Shala.

Ndryshe, ky institut ndahet në tri departamente: i mjekësisë ligjore, për laboratorë mjeko ligjore dhe për mbështetje mjeko ligjore.

Telegrafi gjatë ditëve në vijim do të sjellë pamje dhe intervista të tjera brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?