LAJMI I FUNDIT:

Brenda laboratorit të IML-së, vendi ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

Brenda laboratorit të IML-së, vendi ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

Laboratori i Toksikologjisë i cili funksionin që nga viti 2006 gjendet brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Në këtë laborator janë ruajtur mostrat e Astrit Deharit, e të cilat tash e disa muaj janë zhdukur.

Telegrafi muaj më parë kishte vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore me ekipin e tij, në të cilën ka kryer një sërë intervistash me punëtorët e divizioneve të ndryshme në këtë institucion, duke përfshirë edhe laboratorin e Toksikologjisë.

Përmes fotografive do u risjellim edhe njëherë pamje nga laboratori i Toksikologjisë.

Brenda laboratorit të toksikologjisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore – aty ku ende nuk kryhen analizat kuantitave të drogave dhe barnave
Lexo po ashtu Brenda laboratorit të toksikologjisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore – aty ku ende nuk kryhen analizat kuantitave të drogave dhe barnave

Ndërkaq, më 8 dhjetor 2022, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte deklaruar se në orët e vona ishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Ajo e kishte quajtur këtë akt “të rëndë dhe kriminal”.

Në lidhje me këtë lajm, u ndërmorën disa masa, duke u pezulluar nga puna katër punonjës të laboratorit të Toksikologjisë, në IML, të cilët tri ditë më parë u rikthyen sërish në punë.

Po ashtu pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Telegrafin kanë bërë të ditur se nuk kanë ende persona të dyshuar në këtë çështje.

Ndryshe, laboratori i Toksikologjisë në IML, funksionon që nga viti 2006, në të cilën kryhen analiza kuantitative dhe kualitative të alkoolit. Ndërsa, analizat kuantitative të substancave narkotike dhe medikamenteve mjekësore nuk kryhen në këtë laborator për rastet e autopsisë në këtë institut.

Analizat e kryera në laboratorin e toksikologjisë janë të një rëndësie të veçantë, pasi shërbejnë si dëshmi për rastet e ndryshme të veprave penale në procese gjyqësore, por ky laborator ende nuk është i akredituar ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Vendi ku ruhen mostrat në laboratorin e Toksikologjisë, në IML (frigoriferët)
Vendi ku ruhen mostrat në laboratorin e Toksikologjisë, në IML (frigoriferët)

Laboratori i Toksikologjisë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori