Virusi COVID-19, deri tani në Kosovë ka prekur 799 persona, 249 nga personat e infektuar janë shëruar kurse 24 kanë ndërruar jetë.

Për momentin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të hospitalizuar 33 persona me COVID-19, ndërsa që nga paraqitja e rasteve të para me virus në Klinikën Infektive janë hospitalizuar gjithsej 130 persona, transmeton Telegrafi.


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë dhe institucionet tjera shëndetësorë në vazhdimësi janë duke bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi vetëm kështu mund të parandalojnë përhapjen e virusit.

Ndërsa që nga 15 prilli, në vendin tonë kanë hyrë në fuqi masat e reja për qarkullim, ky qytetarëve iu lejohet të lëvizin vetëm 90 minuta brenda 24-orëve, dhe orari i lëvizjes përcaktohet në bazë të letërnjoftimit ( numrit të parafundit personal).

Megjithatë, këto masa pritet të lehtësohen pas datës 4 maj, kështu ka njoftuar ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, në tri ditët e fundit në Kosovë ka rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus./Telegrafi/ Më poshtë mund t'i shihni disa fotografi brenda Klinikës Infektive, ku po trajtohen pacientët e prekur me COVID-19:

95274364 2576343262682464 4609946092816039936 o

95531415 2576345319348925 3421478584169005056 o

95024980 2576345236015600 3545260688395993088 o

95062596 2576344479349009 8097861159559888896 o

95217810 2576344126015711 5232660443146747904 o

95293545 2576343392682451 7052881228302647296 o

95234945 2576342432682547 379366425371869184 o

94882381 2576342119349245 8734558295613767680 o

94956866 2576339259349531 7212571449557516288 o

95222646 2576344342682356 3732059768265637888 o

95151254 2576343586015765 2717305312871710720 o