Cristiano Ronaldo di si të shkëlqejë në fushën e futbollit- por edhe në jetën e tij të përditshme.
Javën e kaluar, super ylli befasoi të gjithë kur bleu një unazë diamanti 615 mijë funtesh për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez dhe ndezi spekulime se dyshja janë fejuar.
Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që legjenda e futbollit – që thuhet se vlen 350 milionë funte – ka bërë dhurata të tilla për modelen argjentinaso – spanjolle.

Georgina, 26 vjeçe, është trajtuar me një jetë tejet luksoze gjatë romancës së tyre katër vjeçare – duke filluar nga veshjet e shtrenjta e deri te pushimet e gjata në jahte të mëdha private.
Dhe me një ndihmë për t’u patur zili 80 mijë funte çdo muaj, ajo ka qenë shumë e lumtur të kthejë favorin gjithashtu – nisur nga një veturë e tipit Mercedes Benz që ia bëri dhuratë partnerit për ditëlindjen e 35-të.
Këtu, ne hedhim një vështrim në disa nga blerjet më ekstravagante të çiftit gjatë viteve – dhe se si ata e shpenzojnë pasurinë e tyre të jashtëzakonshme.
Georgina i bëri surprizë Ronaldos një Mercedes 4×4 për ditëlindjen e 35-të

Për ditëlindjen e 35-të të Cristianos, Georgina i dhuroi një makinë Mercedes-Benz G-Wagon 4X4, e cila ka një çmim fillestar prej 93 mijë funtesh dhe një shpejtësi maksimale deri në 136.7 milje/orë.
Portugezi njihet për dashurinë e madhe që ka për makinat dhe ai zotëron edhe disa të tjera përfshirë këtu, një Rolls-Royce Cullian dhe Phantom, një Bugatti Veyron, tre Ferrari, një Aston Martin DB9, një Bentley GT Speed dhe një Lamborghini Aventador.
Koleksioni i tij i përgjithshëm thuhet se vlen më shumë se 16 milionë funtesh.

Çorapet e markës Prada 140 funtash të Georginas

Georgina nuk ka frikë të tregojë figurën e saj të mahnitshme dhe në fillim të kësaj vere ka pozuar me veshje në vlerë prej 2,565 funtesh – gjatë një pushimi relaksues në Itali në jahtin 15 milionë funtash.
Veshja sportive ishte blerë në Prada dhe çorapet e saj kushtuan vetëm 140 funte, së bashku me pantallonat e shkurtra 510 funte, atletet 705 funte dhe një xhaketë prej 1.120 funte.
Çmimi i përgjithshëm arriti në 2,565 funte – një ndryshim i vogël për Ronaldon i cili në fillim të këtij viti u bashkua me klubin ekskluziv të miliarderëve sportivë, së bashku me Tiger Woods, 44 vjeçar, boksierin, Floyd Mayweather, 43 vjeç dhe legjendën e basketbollit, Michael Jordan, 57 vjeç.
Çifti mbajnë një mace Sphynx, e cila kushton 2 mijë e 600 funta

Në vitin 2018, Cristiano kishte blerë një mace Sphynx, e cila thuhet se kushtoi 2 mijë e 600 funte.
Rodriguez shpesh publikon fotografi të macës së tyre, ndërsa konsiderohet të jetë një ‘mace prestigjioze’.
Macet Sphynx janë të mirënjohura për të qenit jashtëzakonisht energjike dhe kërkojnë vazhdimisht vëmendjen e njerëzve – ndërkohë që përputhen mjaft mirë me çiftin.
Ronaldo mban orë një milion funtash – me mbi 400 diamante

Aksesorët e yllit të Juventusit janë po aq të shkëlqyeshëm sa puna e tij – futbollisti ka mahnitur fansat muajin e kaluar ku tregoi se kishte blerë një orë rolex prej 371 mijë funtesh.
Rolex GMT Master është i mbuluar me diamante dhe me ari 18 karat.
Sidoqoftë, ajo nuk krahasohet me orën 1.8 milion funtesh me të cilën ai u fotografua më parë.
Gjatë shortit të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, ai mori vëmendje me një orë Jacob & Co Caviar, po ashtu me më shumë se 400 diamante.
Kjo duket se nuk paraqet problem për një njeri që raportohet se është sportisti i dytë në botë me fitimin më të lartë gjatë dekadës së fundit – ai mendohet se do të tejkalohet nga Floyd Mayweather i cili ka fituar 667 milionë gjatë kësaj kohe.

Cristiano Ronaldo shpenzon 27 mijë funte për 15 minuta

Shpenzimet e mëdha tashmë janë normale për çiftin, por të harxhosh pothuajse 30 mijë funte në 15 minuta është një arritje mjaft mbresëlënëse.
Dy vjet më parë, ata bënë një faturë prej 27 mijë funtesh në restorantin Scott’s – një vend i zakonshëm për njerëzit e famshëm dhe futbollistët.
Scott me sa duket nuk përmban verën Burgundy Richebourg Grand Cru në menu pasi stoku është aq i ulët, megjithatë, një shishe mund të kushtojë rreth 18 mijë funte dhe u ofrohet vetëm mysafirëve specialë.
Çifti ishin me një grup miqsh, por me sa duket u ulën vetëm në bar për 15 minuta para se të largoheshin – duke nxituar për të parë ‘ATP Finals’.
Çantat e mrekullueshme të Georginas
https://www.instagram.com/p/CDb4PgRqFra/?utm_source=ig_embed
Georgina pëlqen të tregojë çantë e saj në formë krokodili të markës Birgin, e cila thuhet se kushton 146 mijë funte.
Edhe kur mamaja me stil udhëton, ajo ende ka çantat e dorës – gjersa u fotografua në aeroplan me një çantë Prada 625 funtesh dhe një çantë Burkin 48 mijë funtesh.
Pushime përrallore në jahtin luksoz prej 5.5 milionë funtesh

Çifti i famshëm gjithmonë udhëton me stil dhe nuk dëshirojnë asgjë më shumë se sa të argëtohen në jahtin luksoz të CR7, të cilin ai e bleu për një çmim 5.5 milionë funtesh qershorin e kaluar.
Anija e nivelit të lartë – e quajtur Azimut Grande – është e gjatë 88 metra dhe ka një ambient të përsosur.
Jahti gjithashtu mburret me pesë kabina mbresëlënëse si dhe gjashtë banjo mahnitëse, ka një kuzhinë moderne si dhe dhoma relaksimi e një sallë pritjeje të madhe. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë