LAJMI I FUNDIT:

Brenda bunkerëve të Azovstalit, ku mijëra civilë dhe ushtarë ukrainas ishin strehuar pas rrethimit të Mariupolit nga forcat ruse

Brenda bunkerëve të Azovstalit, ku mijëra civilë dhe ushtarë ukrainas ishin strehuar pas rrethimit të Mariupolit nga forcat ruse

Brenda bunkerëve të ndërtuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ishin strehuar mijëra civilë dhe qindra ushtarëve të batalionit Azov.

Ata kishin qëndruar në kushte të mjerueshme, duke mos mundur të evakuojnë civilët, ku shumë prej tyre ishin të plagosur e madje kishte edhe kufoma, transmeton Telegrafi.

Imazhet e reja të publikuara shfaqin bunkerët ku qëndruan ushtarët ukrainas, e mijëra prej tyre u dorëzuan pas tre muajve – ku tani dyshohet se 2.500 prej tyre po torturohen nga forcat e Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.


Imazhet satelitore tregojnë urat e shkatërruara nga rusët në lindje të Ukrainës – pamundësohet hapja e korridoreve humanitare për civilët
Lexo po ashtu Imazhet satelitore tregojnë urat e shkatërruara nga rusët në lindje të Ukrainës – pamundësohet hapja e korridoreve humanitare për civilët

Televizionet ruse kanë pasur qasje brenda këtyre bunkerëve, ku nën shoqërimin e ushtarëve rusë u janë treguar gjësendet që i kanë lënë ushtarët ukrainas.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, në qytetin port Mariupol janë vrarë 6 mijë ukrainas dhe 4 mijë rusë.

E rrethimi në Azovstal mori fund më 20 maj, kur pjesëtarët e batalionit Azov u dorëzuan me kërkesë të presidentit Volodymyr Zelensky.

Zbulohet tjetër varrezë masive në Bucha, viktimat ishin torturuar dhe më pas vrarë
Lexo po ashtu Zbulohet tjetër varrezë masive në Bucha, viktimat ishin torturuar dhe më pas vrarë

Ata tani mbahen diku në lindje të vendit, rajon ky që kontrollohet nga separatistët pro-rusë. Madje Moska ka bërë të ditur se shumë prej tyre do të shfaqen në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori