Çifti David dhe Victoria Beckham thuhet se kanë blerë një apartament prej 24 milionë dollarësh apo (21 milionë euro) në ndërtesën e Muzeut ‘One Thousand Museum’ në Miami.

Shtëpia e tyre e re - e projektuar nga arkitektja e ndjerë Zaha Hadid - u përfundua në fund të vitit 2019, vetëm disa muaj pasi çifti së bashku me tre fëmijët, Romeo, 17-vjeç, Cruz, 15-vjeç, si dhe vajzën Harper, tetë vjeçe, vizituan ndërtesën madhështore gjatë verës.


Sipas The Sun, familja e famshme ka vendosur të jetojë ‘në prehër të luksit’ pasi prona ekstravagante ka gjithsej pesë dhoma gjumi dhe një pishinë luksoze.

26609302 8169923 image a 116 1585614634193 Brenda apartamentit 24 milionë dollarësh të David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

Vendbanimi i ri shërben si një shtesë e bukur për koleksionin e tyre të pasurive, përfshirë rezidencën prej 31 milionësh në Londër dhe shtëpinë në Cotswolds, për të cilën thuhet se vlen 6 milionë funta.

Ndërtesa 62-katëshe është e gjatë 215 metra, duke e bërë atë një nga ndërtesat më të larta në qytet, me çmimet për apartamentet që variojnë midis 5,900,000 dollarë (4.7 milionë £) deri në 21.850,000 dollarë (17.6 milionë).

Si apartamentet luksoze private, ndërtesa ka një pishinë, një banjë trajtimi me dy dhoma, sallon flokësh dhe bukurie, dhe një zonë të përfshirë nga rrezet e diellit.

26609318 8169923 image a 114 1585614621919 Brenda apartamentit 24 milionë dollarësh të David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

Arkitektja Dame Zaha shijoi një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke punuar në ndërtesa në të gjithë globin përfshirë Muzeun MAXXI në Itali, Shtëpinë e Operës 'Guangzhou' në Kinë dhe Qendrën 'Heydar Aliyev' në Azerbajxhan.

Ajo ishte gjithashtu prapa modeleve për stadiumin e 'Kupës së Botës 2022' në Katar, i cili mori vëmendjen pasi disa thanë se i ngjante organit gjenital të një gruaje.

26609308 8169923 image a 113 1585614618997 Brenda apartamentit 24 milionë dollarësh të David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

Më poshtë mund t'i shikoni disa pamje përrallore nga ambientet e shtëpisë së David dhe Victoria Beckham:

26609326 8169923 image a 107 1585614594745 Brenda apartamentit 24 milionë dollarësh të David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

26609348 8169923 Topping up on Vitamin D The balcony is decorated with avant gard a 33 1585616826594 Brenda apartamentit 24 milionë dollarësh të David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

26609360 8169923 Welcome The reception appears to take inspiration from the futur a 119 1585616933890 Brenda apartamentit 24 milionë dollarësh të David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

26609352 8169923 Work up a sweat David and Victoria can maintain their youthful l a 118 1585616933804 Brenda apartamentit 24 milionë dollarësh të David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

/Telegrafi/