LAJMI I FUNDIT:

Braziliani që eci në funeralin e vet, që të gjithëve na dha një mësim jetësor

Braziliani që eci në funeralin e vet, që të gjithëve na dha një mësim jetësor
Ilustrim

Nga: Tim Dowling / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Aventurat e Tom Sojerit, Tomi dhe Hakëlberi Fini, që supozohen se të dy këta janë të vdekur, futen në mes të shërbimit të tyre funeral. Për Tomin, shansi i rrallë për t’i dëgjuar të qarat e vajtuesve është “momenti më krenar i jetës së tij”. Ky mund të jetë rasti i vetëm i regjistruar, imagjinar ose ndryshe, i një gjëje të tillë që shkon mirë.

Muajin e kaluar, Baltazar Lemos – ceremonisti 60-vjeçar brazilian dhe drejtues i shumë funeraleve – filloi të mendonte për trashëgiminë e vet pasi udhëhoqi një shërbim në të cilin ishin vetëm dy pjesëmarrës. Vendosi ta kënaqte kureshtjen e vet duke u shtirë si i vdekur: një ditë në rrjetet sociale postoi një foto teksa gjendej jashtë një spitali të Sao Paulos; të nesërmen njoftoi për vdekjen e vet.


Në kohën e duhur, Lemosi e organizoi ceremoninë mortore dhe u shfaq teksa gjithçka po zhvillohej. Nuk ishte momenti më krenar i jetës së tij. Mund ta merrni me mend se si rrodhën gjërat, edhe nëse ai nuk mundte t’i parashikonte: mbretëroi konfuzioni; vajtuesit në përgjithësi ishin të tërbuar. “Një ditë e kalova i trishtuar dhe tjetrën shumë i indinjuar”, tha një mik i vjetër që nuk dëshiron të ketë më asgjë me Lemosin.

Ashtu siç nuk mund të kthehesh pas në kohë për t’i rregulluar gabimet, nuk mund ta shtiresh i vdekur për t’i dëgjuar fjalët e mira që njerëzit i rezervojnë për të vdekurit dhe më pas të ktheheni në jetë për t’i shijuar ato. Përpjekjet për ta mashtruar sistemin kanë pasoja. Në një episod të serisë Friends, Rosi përpiqet t’i tundojë miqtë e vjetër të kolegjit të bëjnë një shërbim të rremë përkujtimor – nuk shkoi si duhet. Në sezonin 11 të serisë Curb Your Enthusiasm, komediani Albert Brooks organizon një “live-funeral” në shtëpinë e vet duke e parë shërbimin në një televizor në dhomën e tij të gjumit. Përsëri, edhe kjo dështoi: Larry zbulon një dollap plot me letra tualeti dhe dezinfektues duarsh, duke e shpërfaqur Brooksin para të mbledhurve si grumbullues maniak të materialeve për koronavirusin.

Nëse jemi të intriguar nga ideja për t’i përfunduar funeralet tona, kjo kryesisht ndodhë sepse është e pamundur të imagjinohet një ngjarje e bazuar në mos ekzistencën tënde. Nuk është se miqtë tuaj do të silleshin ndryshe ndaj teje; ata fare nuk do të silleshin me ty. Ata mund të vazhdojnë të thonë se je atje lart diku duke parë poshtë, por do ta dinin se nuk je.

Pavarësisht këtyre shembujve, ekziston ideja e vazhdueshme se pjesëmarrja në funeralin tënd do të ishte luks fantastik, një shans për t’i dëgjuar të gjitha gjërat e këndshme për veten tënde që njerëzit nuk do të mund t’jua thoshin kurrë kur ti ishe gjallë. Në të vërtetë, askush nuk do ta thoshte kurrë atë para fytyrës tënde. Është e lehtë të kesh ndjenja të pakomplikuara për njerëzit e vdekur – e lehtë dhe tmerrësisht e trishtueshme. Në jetë vazhdojmë ta gjykojmë njëri-tjetrin, të kemi emocione të përziera, të kritikojmë dhe të ankohemi.

Ky del të jetë luksi i vërtetë: të kënaqesh me shoqërinë e shokëve dhe të jesh ende në gjendje të ndihesh i lehtësuar kur më në fund shkojnë në shtëpi dhe ti i thua gjërat paksa të pahijshme për ta pasi janë larguar. Është gjë e mirë, sepse e di se do t’i shohësh përsëri. Nëse do që njerëzit të thonë vetëm gjëra të mira për ty, është e domosdoshme të jesh i vdekur.

Një podcast i ri – Where’s a Will, There’s a Wake, i prezantuar nga Kathy Burke – u kërkon të famshmëve të vizitojnë para kohe fundin e jetës, duke zgjedhur mënyrën e vdekjes, duke bërë planifikime, duke përgatitur listat e muzikës që do të lëshohen dhe duke dëgjuar eulogjitë e përgatitura nga miqtë (komediani James Acaster, për shembull, dëshiron të prehet në copa me laser, pastaj të ribashkojë trupin që të mund të bartet në hapësirë).

Është lojë zbavitëse, por nuk futet plotësisht në qendrën e universit tënd të mëtejmë. Përgjigja për çdo pyetje në lidhje me funeralin tënd duhet të jetë pyetja tjetër: “Kujt i intereson? Unë nuk do të jem atje”. Edhe nëse do të mund të ishe aty, do t’i bëje gjërat keq për të gjithë.

Nëse ende mendon se ke dëshirë të jesh në funeralin tënd, gjasat janë se ajo që vërtet ti dëshiron është një lloj çmimi për arritjen tënde gjatë gjithë jetës. Në varësi të punës, mund të mos jetë tepër vonë për të bërë diçka që e garanton një gjë të tillë. Të paktën mund të shkosh në ceremoni pa askënd në dhomë që do të donte të të vrasë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori