LAJMI I FUNDIT:

Braho: Në protestën tek selia e PD përveç Alibeajt, do vriteshin Bardhi e Salianji

Braho: Në protestën tek selia e PD përveç Alibeajt, do vriteshin Bardhi e Salianji

Ish-deputeti i PS Spartak Braho deklaron se në protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, përveç nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj do të vriteshin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report Tv.

Para protestës, Braho deklaroi se deputet me inicialet E.A do të vritej gjatë protestës së 8 janarit. Për keto deklarata, Sali Berisha ka thënë se Braho duhet të thirret në prokurori dhe të dëshmojë për informacionin.


Një njeri që njofton se do të vritet një deputet, ai njeri duhet të thirret që të nesërmen në Prokurori. Duhet të tregoi ose është bashkëpunëtor në krim. duhet të ndiqet penalisht nëse nuk jep prova dhe fakte. Dihet Edi Rama e ka atë njeri intim. Nuk ndodh kund kjo. Kjo vetë personalisht nuk mbrapa këtij kurthi të turpshëm. Ky kurth stiset nga Rama. Kjo është shumë e hapur. Sa mora vesh që do vritej Enkelejd Alibeaj më shkoi mendja te zonja Alibeaj, që kam respekt për të”, deklaroi Braho.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori