LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt shfaqet me tatuazh të ri në Festivalin e Filmit në Venecia

Brad Pitt shfaqet me tatuazh të ri në Festivalin e Filmit në Venecia
Brad Pitt (Foto: Dominique Charriau/GC Images)

Ylli i Hollywoodit, Brad Pitt, në fillim të kësaj jave mbërriti në Festivalin e Filmit në Venecia, ku debutoi me tatuazhin e ri.

Ai ka shtuar një tatuazh të ri në koleksionin e tij  dhe është i vendosur afër një tatuazhi tjetër shumë domethënës.

Të martën, aktori, 55 vjeç, u fotografua duke arritur në Itali përpara Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Nën mëngën e bluzës, Pitt zbuloi tatuazhin e ri të brendshëm, teksa në shikim të parë dukej tejet misterioz.


Brad Pitt (Foto: Dominique Charriau/GC Images)

I riu pozicionohet menjëherë pranë një citati nga një poezi e Rumit që thotë: “Ekziston një fushë, përtej të gjitha nocioneve të drejta dhe të gabuara. Do të të takoj atje”– tatuazh ky që aktori e realizoi bashkë me ish-partneren e tij, Angelina Jolie për nder të martesës së tyre në vitin 2014.

Ndërsa, nuk është e qartë se çfarë do të thotë ose përfaqëson tatuazhi i ri i Pitt, por fansat kanë filluar të spekulojnë se mund të jetë ‘The Curious Case of Benjamin Button’, drama e vitit 2008 në të cilën Pitt luajti, apo frymëzohej nga personazhi i tij në vitin 1998 ‘Meet Joe Black’.

Pavarësisht nga kuptimi i tij, Brad tashmë numëron tatuazhe të shumta, përfshirë: inicialet e para të secilit anëtar të familjes, një seri linjash të dizajnuara nga Jolie, ditëlindjen e ish-gruas së tij, një skicë të Ötzi Iceman dhe fjalën “Invictus”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori