Bankat komerciale në Kosovë përkundër fitimit të madh me rreth 80 milionë euro në vit, vazhdimisht po i rrisin çmimet për shërbimet bankare.
Madje, këto shërbime janë më të shtrenjta se në vendet e rajonit dhe më gjerë. Në njëmbëdhjetë bankat sa operojnë në vend, kostot e kredive janë rreth 7 për qind dhe për mirëmbajtje të llogarive bankare nga 1.5 deri 5 euro.
Njohësit e çështjeve financiare vlerësojnë se roli i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si rregullator nuk duhet lejuar rritjen e çmimeve administrative të panevojshme.
Në anën tjetër në BQK dhe në Shoqatën e Bankave po thonë se bankave iu lejohet që të caktojnë çmimoren e produkteve në bazë të politikave dhe procedurave.
Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi thotë për KosovaPress, se industria bankare në Kosovë ka çmime të larta si për norma të interesit, ashtu edhe për mirëmbajtje të llogarive bankare.
Duke parë numrin e lartë të bankave në tregun e Kosovës, Ajvazi theksoi se duhet të kenë çmime të arsyeshme.
“Nëse krahasojmë në tërësi industrinë bankare, mund të themi se po, sepse edhe pse ka evoluim vazhdimisht duhet të ketë norma shumë më rentabile. Kosova është më e shtrenjtë se vendet e rajonit”, thotë Ajvazi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se për çmimet e shtrenjta fajtore është rregullatori, në këtë rast BQK.
“Këtu është roli i BQK-së si rregullator dhe i Qeverisë që të mos ketë ngarkesa administrative të panevojshme. Është diskutuar gjatë kjo koha e deponimit të centëve apo disa shpenzime që lidhen me kartelat bankare, me mirëmbajtjen, si dhe me çështjen e POS-ave nëpër pikat e shitjes që janë nëpër marketet e vogëla. Janë disa çështje të cilat kishin mundur ta ulin koston e transaksioneve. Pajtohemi që jemi më të shtrenjtë. Fajtor janë rregullatorët ose politikat”, thekson Rukiqi.
Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti thotë se ky institucion nuk aprovon çmimoret e bankave, por që zhvillon rregullativën përkatëse në këtë fushë.
Ahmeti thotë po ashtu se shërbimet e bankingut digjital mund të rrisin koston e shërbimeve.
“Sipas rregullores për normën efektive dhe kërkesat për shpalosje, kërkohet që bankat çdo tarifë që aplikojnë ta ndërlidhin me koston përkatëse. Megjithatë, duke parashikuar trendët e bankingut dixhital, aplikimi i tyre mund të ketë kosto të mirëmbajtjes së sistemeve, por që në fund bankat janë ato që specifikojnë çmimoret e produkteve në bazë të politikave dhe procedurave të brendshme. Në Kosovë janë të licencuara 11 banka komerciale, ku klientët mund të zgjedhin për opsionin e tyre më të favorshëm për të bërë biznes”, thekson Ahmeti në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.
Në Shoqatën e Bankave të Kosovës, thonë se sa i përket kësaj çështje të gjitha bankat në Kosovë publikojnë çmimoret e veta në kanalet e tyre të komunikimit, ashtu siç është e paraparë edhe me rregullore të BQK-së.
“Ndërsa, sa i përket krahasimit të kostove me rajonin dhe shtetet e BE-së, ne si SHBK nuk kemi bërë ndonjë hulumtim të tillë krahasues”, thuhet në përgjigjen e shkurt nga kjo shoqatë.
Sipas kësaj Shoqate, fitimi i bankave në vitin 2019 ka qenë rreth 80 milionë euro.
Bankat komerciale jo të gjitha i kanë të publikuara çmimoret në ueb-sajtet e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker