Mikhail Gorbachev
Bota e sotme është e përmbytur nga problemet. Politikëbërësit duken konfuzë dhe të pasigurt. Por, asnjë problem nuk është më urgjent sot sesa militarizimi i politikës dhe gara e re e armatimeve. Ndalimi dhe ndryshimi I kahut të kësaj gare shkatërruese duhet të jetë prioriteti ynë kryesore. Situata e tanishme është shumë e rrezikshme.
Më shumë trupa, tanke dhe avionë ushtarakë transportues po sillen në Evropë. Forcat dhe armatimi i NATO-s dhe Rusisë që duhet të dislokoheshin në distancë, janë vendosur tani afër sikur të jenë duke marrë shenjë për të qëlluar. Ndërkohë që buxhetet shtetërorë mezi financojnë nevojat esenciale sociale, shpenzimet ushtarake po rriten. Paratë gjenden lehtësisht për armë të sofistikuara fuqia shkatërruese e të cilave është e krahasueshme me ato të armëve të shkatërrimit në masë; për nëndetëset një qitje e të cilave është e aftë të shkatërrojë gjysmën e një kontinenti; për sistemet e mbrojtjes raketore që minojnë stabilitetin strategjik.
Politikanët dhe liderët ushtarakë tingëllojnë përherë e më shumë agresivë kurse doktrinat e mbrojtjes përherë e më shumë të rrezikshme. Komentatorët dhe personalitetet e televizionit po i bashkohen korit luftarak. E gjitha duket sikur bota po përgatitet për luftë.
Në gjysmën e dytë të viteve ’80 të shekullit të 20-të bashkë me SHBA ne ndërmorëm një proces për reduktimin e armëve bërthamore dhe uljen e kërcënimit bërthamor. Deri më sot, sipas raportimit në Konferencën e Rishikimit të Traktati të Mos-Përhapjes së ASHM, 80% e armëve të shkatërrimit në masë të akumuluara nga Rusia dhe SHBA gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, janë dekomisionuar dhe shkatërruar. Askujt nuk i është prekur siguria si pasojë e këtij procesi, ndërkohë që rreziku i nisjes së një lufte bërthamore si pasojë e një dështimi teknik apo aksidenti është reduktuar.
Kjo u bë e mundur mbi të gjitha nga vetëdijshmëria e liderëve të fuqive kryesore bërthamore se lufta bërthanmore është e papranueshme. Në nëntor të vitit 1985, në samitin e parë në Gjenevë, liderët e Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së deklaruan: “Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet asnjëherë. Dy kombet tona nuk do të kërkojnë superioritet ushtarak”.
Kjo deklaratë u prit me një psherëtimë çlirimi në të gjithë botën. Në vitin 1986 thirrja një mbledhje të Politbyrosë ku do të diskutohej doktrina e mbrojtjes. Drafti i propozuar përshkohej nga kjo gjuhë: “Kundërpërgjigje ndaj sulmit me të gjithë mënyrat e mundshme”. Anëtarët e Politbyrosë e kundërshtuan një formulim të tillë. Të gjithë ranë dakord se armët bërthamore duhet të shërbejnë vetëm për një qëllim: të parandalojnë luftën. Dhe qëllimi final duhet të jetë një botë pa armë bërthamore.
Sot megjithatë kërcënimi bërthamore duket real sërish. Prej vitesh tanimë marrëdhëniet mes fuqive të mëdha kanë kaluar nga “keq” në “përkeqësim”. Mbrojtësit e zhvillimit të armëve dhe kompleksi ushtarako – industrial po fërkojnë duart. Ne duhet të dalim nga kjo situatë. Ne kemi nevojë që të konsumojmë dialog politik me synimin e vendimeve dhe veprimeve të përbashkëta.
Ka një pikëpamje se dialogu duhet të përqendrohet në luftën ndaj terrorizimit. Kjo është në të vërtetë një detyrë e rëndësishme, urgjente. Por, si bërthamë e një marrëdhënieje normale dhe një partneriteti eventual, ajo nuk mjafton. Fokusi duhet të jetë edhe njëherë parandalimi i luftës, eliminimi i garës së armatimeve dhe reduktimi i arsenaleve ushtarakë. Qëllimi duhet të jetë rënia dakord, jo vetëm mbi nivelet e armëve bërthamore dhe numrin e tyre, por edhe mbi mbrojtjen raketore dhe stabilitetin strategjik. Në botën moderne luftërat duhet të shpallen të jashtëligjshme, sepse asnjë prej problemeve globale me të cilët përballemi mund të zgjidhet me luftë – as varfëria, as mjedisi, migrimi, rritja e popullsisë apo mungesa e burimeve.
U bëj thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – trupa që mban përgjegjësinë kryesore për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare – që të hedhë hapin e parë. Konkretisht propozoj që një takimi i krerëve të shteteve të Këshillit të Sigurimit të adoptojë një rezolutë ku të deklarohet se lufta bërthamore është e papranueshme dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.
Unë mendoj se iniciativa për tëë adoptuar një rezolutë të tillë duhet të vijë nga Donald Trump dhe Vladimir Putin – presidentët e dy vendeve që posedojnë 90% të arsenalit bërthamor të botës dhe pra kanë përgjegjësi të posaçme.
Dikur presidenti Franclin D. Roosevelt tha se një nga liritë kryesore është liria nga frika. Sot, pasha e frikës dhe stresi i përjetimit të saj ndihet nga milionë njerëz. Dhe arsyeja kryesore për këtë është militarizmi, konfliktet e armatosura, gara e armatimeve dhe Shpata bërthamore e Damokleut. Çlirimi i botës nga kjo frikë do të thotë të bësh njerëzit më të lirë. Ky duhet të jetë qëlllimi i përbashkët dhe atëherë shumë problem të tjera do të duken më të lehta për t’u zgjidhur. Koha për të vendosur dhe vepruar është tani. /Respublica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje