LAJMI I FUNDIT:

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në zi, pasi ish-basketbollisti i Los Angeles Laker, Darius Morris ka ndërruar jetë.

Darius Morris ka ndërruar jetë në moshë 33-vjeçcare dhe këtë e ka konfirmuar familja e tij duke mos dhënë detaje shtesë.

Nuk u dha asnjë shkak i vdekjes derisa TMZ raportoi se trupi i Morris u gjet në zonën e Los Angeles të enjten, me ish-basketbollistin që jetote pikërisht në qytetin e Los Angeles.


“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë të dashur, Darius Aaron Morris. Gjatë kësaj kohe tranzicioni, familja e tij kërkon që ju lutemi të respektoni dëshirat e tyre për privatësi dhe hirin”, tha familja e Morris për TMZ

Morris ishte një përzgjedhje e raundit të dytë të Lakers në draftin e vitit 2011. Ai shënoi mesatarisht 3.3 pikë në 132 ndeshje në karrierë (17 fillime) me Lakers dhe katër ekipe të tjera në katër sezone të NBA.

Përveç Lakers, Morris ka luajtur në NBA edhe për skuadrat e tjera si Philadelphia 76ers, Los Angeles Clippers, Memphis Grizzlies dhe Brooklyn Nets.

Tanimë ish-basketbollisti amerikan ka bërë karrierë edhe në Kinë dhe Francë, derisa në vitin 2020 i dha fund basketbollit.

Për ndarjen e tij nga jeta ka shkruar edhe Los Angeles Lakers: Zemërthyer nga vdekja e Morris”, ka shkruar faqja zyrtare e Lakers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori