Borrelli: Duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para - dialogut Kosovë-Serbi, e vetmja zgjidhje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi, është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
Përmes një shkrimi në Twitter, Borrell konsideron se të dyja vendet duhet t’i ulin tensionet për të arritur rezultatet.
“Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”, ka shkruar Borrell.
Më tej ka theksuar se është e nevojshme një perspektivë evropiane për tërë rajonin.
“Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, gjithashtu duhet bërë përparim në rrugën evropiane”, ka thënë Borrell.
Ai ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE-së në të ardhmen, duke thënë se Bashkimi Evropian është detyruar të ndalet në mënyrë që të riorganizohet më mirë.
“Qëllimi i metodologjisë sonë të re është që tani ta bëjmë procesin më të besueshëm, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, reagimi i tij erdhi pas Konferencës së Sigurisë në Munih ku morën pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë./Telegrafi/




















































