LAJMI I FUNDIT:

Borrell: BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë

Borrell: BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i qëndrueshëm pa një perspektivë të qartë të BE-së.

Në fjalimin e tij drejtuar eurodeputetëve, ai tha se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor.

“Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë,” theksoi Borrell, transmeton KP.


Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi i ri special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, mori detyrën një javë më parë dhe është në kontakt me autoritetet e të dy palëve.

“Ai është ende duke krijuar një ekip dhe le t’i japim kohë të shohë se si ai mund t’i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet”, tha Borrell.

Ai shtoi se Lajçak është një diplomat me përvojë, i cili do të angazhohet vazhdimisht në rajon me të gjith a palët, përfshirë OKB dhe SHBA. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori