Borissov i'a mbyll derën Ivanovit: Nuk duam të përzihemi në politikat e brendshme të Maqedonisë
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka anuluar të gjithë mundësitë e takimit me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov e cila u paralajmëruar një ditë më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
''Pozita jonë është precize dhe e qartë, njejtë si të gjithë shtetet e perendimit. Pozita e kryetarit të Maqedonisë është e qartë dhe e njohur tani dhe për këtë nuk e lëmë shtetin tonë të futet në politikat e brendshme të shtetit tuaj'' thuhet në njoftimin e qeverisë bullgare për BGNES.
Nga Qeveria e Bullgarisë potencojnë se nuk duhet të shihen dallimet por perspektivat e përbashkëta për gjithë shtetin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























