LAJMI I FUNDIT:

Borisov pas takimit me Radevin: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, të mos luhet me të kaluarën

Borisov pas takimit me Radevin: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, të mos luhet me të kaluarën

“Çdo herë kemi thënë se Maqedonia e Veriut mund të mbështetet tek ne për në BE, por asnjëherë nuk kemi thonë se do t’i mbështesim pa kushte. E ardhjma e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi”.

Këtë e tha kryeministri bullgar Boyko Borissov, pas takimit konsultativ me presidentin Ruman Radev, në të cili ka marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zakharieva dhe ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk kemi popull më të afërt. Është shumë e rëndësishme që të pranohen në BE, por e rëndësishme është edhe ta kuptojnë se kjo varet nga ata. Për këtë arsye apeloj që të ndalojnë së luajturi me historinë, me të kaluarën dhe të koncentrohen drejt të ardhmes”, tha Borissov.


Ai shtoi se Sofja dëshiron që së bashku me Maqedoninë e Veriut, negociatat t’i fillojë edhe Shqipëria.

Ndërsa Karakaçanov, sikurse edhe para disa ditëve, tha se Bullgaria nuk mund që pa kushte ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe duhet të vendosë kushte të qarta.

Edhe ai mendon se varianti më i mirë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë së bashku negociatat për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori