Tifozët e Anglisë e kanë shijuar në maksimum fitoren ndaj Gjermanisë të martën mbrëma.

Tre Luanët fituan 2-0 ndaj Die Manschaft me golat e realizuara nga Raheem Sterling dhe Harry Kane.


Derisa kishin përballje të vështira dhe momente kontroverse ndër vite, natyrisht se anglezët e shijuan shumë këtë fitore.

Pamjet kanë treguar se përveç tifozëve të zakonshëm, triumfin e ka përjetuar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

Në momentin që Kane shënoi golin e dytë, i pari i vendit filloi të festonte, duke qenë i sigurt se takimi aty kishte përfunduar. /Telegrafi/

telegrafi sport app