LAJMI I FUNDIT:

Bora merr fitoren e parë në elitën e basketbollit kosovar duke mposhtur Vëllaznimin

Bora merr fitoren e parë në elitën e basketbollit kosovar duke mposhtur Vëllaznimin

Bora shënoi fitoren e parë në histori të elitës së basketbollit. Prishtinasit në javën e pestë të ProCredit Superligës fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 86:61 (27:7, 17:22, 17:14, 25:18).

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë të motivuar dhe kishin një seri fantastike 14:0, duke fituar çerekun e parë me 20 pikë dallim, 27:7.

Mysafirët në periudhën e dytë ngushtuan epërsinë në 31:25, por vendasit sërish u shkëputën për të shkuar në pushim me rezultat 44:29.


Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, derisa në çerekun e fundit, shkëlqeu Rrezart Memedi me 14 pikë radhazi, me Borën që u shkëput dhe triumfoi në fund 86:61.

Te Bora u dalluan Alex Aveion Lomax me 15 pikë e 16 kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 12 pikë, 11 kërcime, 8 asistime, kurse Memedi e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, ndërsa te Vëllaznimi më i miri ishte Jason Jitoboh me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Bora ka një fitore e katër humbje, ndërsa Vëllaznimi dy fitore e tri humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori