Reshje bore ka pasur ditëve të fundit në viset malore.

Bora ka zbardhur edhe Rugovën, fotografitë të cilat janë publikuar nga faqja "Image of Peja", tregojnë se reshjet e borës kanë qenë mjaft të dendura, transmeton Telegrafi.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me shi dhe borë do të ketë gjatë fundjavës.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000m parashihen reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

438206050 314572831730435 8022439944692078541 n

438225018 314572775063774 2655178950309077838 n